• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetaria në epokën digitale

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Terrabajt. Terra-byte. A mund të flas hapur? Kam frikë se nuk kam lexuar kurrë një terrabajt. Shumë libra, po. Edhe gazeta, me metra pa mbarim. Çdo ditë. Unë klikoj edhe gjithë ditën në World Wide Web. Po terrabajt?

2,6 terrabajt të dhëna iu përcollën gazetës Süddeutsche Zeitung (SZ) para botimit të “Panama Papers”. Dhe ajo bëri me to një histori elegante. Dhe tani, zotërinjtë elegantë të quajtur Poroshenko, Putin, Mossack, Messi dhe sido që të quhen kanë një problem me imazhin. Ky është një scoop. “Scoop” sipas fjalorit gjerman Duden është një “lajm sensacional, të cilin një gazetë e boton para të tjerave.”

Gazetaria në epokën digjitale. Sot, në ditën pas publikimit të “Panama Papers” ne duhet të nisemi nga dy gjëra:

Georg Mascolo, gazetari i madh i ndarë jo në paqe me revistën “Der Spiegel” do të jetë edhe njëherë krenar për shoqatën e gazetarisë investigative të Süddeutsche Zeitung, WDR dhe NDR, si koordinator dhe zëdhënës i së cilës ai punon që prej dy vjetësh. “Der Spiegel” nga ana tjetër ka probleme masive dhe është më mbrapa. Ashtu si anije të tjera të mëdha publicistike.

1. Rrallë qartësohet e gjithë dilema e punës gazetareske më qartë se këto ditë. Një “dilemë” është sipas Dudenit “një gjendje e detyruar, në të cilën ndodhet dikush, veçanërisht kur i duhet të zgjedhë midis dy gjërave njësoj të vështira ose të pakëndshme”. Dilema në nëntë nga dhjetë redaksi sot është: ta kopjojmë apo ta lëmë fare?

Përgjigjia është: të gjitha do ta kopjojnë. Historia është shumë e rëndësishme. Por janë më të paktët ata kolegë, që sot kanë mundësinë të bëjnë me të vërtetë punë kërkimore vetjake dhe me themel për këtë temë komplekse dhe të ndërlikuar. Mungon koha, paratë, kontaktet, burimet. Dhe nesër gjithsesi i pret një lajm i ri.

Prandaj unë po iu zbuloj njëherë një sekret të trishtuar të profesionit: kështu ndodh shumë shpesh. Të gjithë kopjojnë prej të gjithëve, dhe kjo nuk i shërben gjithnjë gjetjes të së vërtetës. Po të bëjmë një pyetje ngacmuese: a ka qenë kohët e fundit njeri në Siri? Ose në Phenian? Ose edhe vetë personalisht në ceremoninë e përmortshme për Guido Westerwellen në kishën St.Aposteln në Këln? Ata që kanë qenë nuk janë të shumtë.

Marko LangerMarko Langer

Si t’ia bëjmë? Çdo reporter që del vetë në terren dhe i sheh vetë gjërat është në vetvete një reporter i mirë, sepse ai nuk merret me veten. Dhe çdo medium, që ngre një dikaster investigativ, ku punojnë reporterët, nga ana gazetareske është një medium i mirë. Sepse kështu arrihet në kohën e rrjedhave të ndërthurrura të të dhënave hapi vendimtar i mëtejshëm, për të publikuar një histori të tillë.

Ndoshta këtë kishte në mendje ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, kur kërkoi në nëntor, në dhënien e LeadAwards, shumëllojshmëri më të madhe nga ne gazetarët. Kjo nuk është në asnjë mënyrë një shenjë e mirë, kur neve duhet të na e thotë këtë një politikan i rangut të lartë. Për shumicën e redaksive kjo do të thotë: bërje e detyrave të shtëpisë! Reagim më i shpejtë! New York Times sapo e përshkroi atë që ndodhi te ajo orët e para pas atentateve në Bruksel. Pra: përqendrim te më e rëndësishmja! Më pak fjalë boshe! Süddeutsche Zeitung, dhe me këtë rast po i duartrokit edhe njëherë kolegët në Mynih, tregon me shembull si mund të punohet. Kompliment nga ne. Të gjithë të tjerëve mund t’u thuhet me Kurt Tucholskyn: “Një gazetar i keq akoma nuk është filozof.”

DW

Next Post

Kallashi e tepron fare, publikon foto duke kryer marrëdhënie (+18 vjeç)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In