Nuk mund të mohojmë se kemi vënë re një tendencë nga masa për të kopjuar një foto seksi të Beyonce, një zhveshje të Kim Kardashian, apo një pozicion të ndonjë ikone tjetër seksi.
Komediana e famshme australiane Celeste Barber këtë lloj tendence e ka kthyer në një lojë tejet argëtuese edhe për të qeshur. Duke përdorur hashtagun #celestechallengeaccepted ajo ka postuar foto te vetat ku imiton vipat teksa bëjnë xhestet e tyre seksi. Edhe Barber duket seksi në mënyrën e saj.














