• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Komedia, tragjedia dhe papërgjegjshmëria

by
28/07/2015 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eno Çollaku/

Nëse dikush kërkon një definicion gjithëpërfshirës të termit “komedi”, atëherë mund të thuhet se komedia në radhë të parë vjen nga fjalët greke “komos”  (grup njerëzish në ekstazë festive) dhe “oda” (këngë) dhe në qendër të këtij zhanri është prodhimi i emocioneve festive.

Nëse dikush përpiqet që të lidh deklaratat e fundit të Presidentit Nishani rreth pushimeve verore,  atëherë, ky President mund të këtë qenë pse jo një protagonist në një skenë humoristike pasi në një ditë të nxehtë verore ai vendos të freskoj qytetaret e republikës me anekdotat rreth bllokimit nga qeveria të pushime të tij në rezidencat shtetërore. Madje duket se Presidenti ynë “apolitik”, mund të filloj pas mbarimit të mandatit të tij një karrierë të suksesshëm në “stand-up comedy” duke i dhëne një nocion të rij qasjes klasike të komedisë nga Aristofani dhe deri tek Chaplin-i.

Për sa i përket terminologjisë së tragjedisë, sipas Aristotelit ajo përfshin rrënjën e një njeriu përgjithësisht të mirë për shkak të disa rrethanave nga te cilat në fund prodhohet për protagonistin keqardhje nga ana e publikut. Edhe në këtë rast, Presidenti ynë mund të zëntë shumë mirë një vend protagonisti në tragjeditë e Eskilit dhe shumë e shumë të tjerëve, pasi me (pa) vetëdije, vendos të degradoj postin e vet dhe figurën e vet me një temë plotësisht  jo relevante me shqetësimet reale të publikut, i cili ndjen keqardhje për këtë katandisje.

Në fund, nëse dikush vendos të eksplorojë nocionin e papërgjegjshmërisë në aspektin psikik-mendor, atëherë mund të thuhet së kemi të  bëjmë me një person i cili nuk mund të arsyetoj dhe kontrolloj çfarë thotë ose bën për shkak të gjendjes së tij. Madje në raste që njerëz të papërgjegjshëm janë konstatuar si të tillë nga gjykata në raste krimesh, ata, ose janë akomoduar në institute relevante ose janë liruar. Nëse fusim në këtë kornizë deklaratat e Presidentit tonë kundër qeverisë, edhe një herë shohim një përputhje me simptomat e papërgjegjshmërisë institucionale dhe njerëzore pasi bie edhe një herë ndesh me realitetin përreth.

Duket se Presidenti ynë, ka një dhunti natyrore për të qenë protagonist në zhanre të ndryshme të shfaqjeve ndërsa nga ana politike është i vendosur të mbetet apolitik, jo për sa i përket qëndrimeve të tija, por, trashëgimisë së tij personale.  Kjo, pasi ky President me interesin e veçantë mbi pushimet verore, nuk përputhet me profilin e një udhëheqjeje transformuese apo transaksionale, apo çdo lloj tjetër, por, preferon të mbahet mend si një President që luftoj fuqishëm, për të drejtat e tij të pushimeve luksoze!

df

Next Post

Video/ Wrestling nuk është i vërtetë? Shihni këto pamje ta kuptoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

April 15, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Zgjedhjet në Hungari, Vangjeli: Orban, si dora e zgjatur e Putin në Evropë

April 15, 2026
47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

April 15, 2026
21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In