• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombinimi i antipastave për një tryezë festive, këshillat e kuzhinierit për mbrëmjen e ndërrimit të viteve

by A R
30/12/2024 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa mbrëmja e ndërrimit të viteve po troket, tryeza është një nga elementët më të rëndësishëm që kontribuon në atmosferën festive. Kjo është mundësia perfekte për të shprehur kreativitetin dhe për të krijuar një hapësirë që i bën familjarët të ndihen të veçantë. Në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, kuzhinieri Xhemal Hoxha ndau disa këshilla të vlefshme për përgatitjen e një tryeze festive që të jetë jo vetëm e shijshme, por edhe vizualisht tërheqëse.

Hoxha theksoi rëndësinë e kombinimit të shijeve dhe ngjyrave, duke sugjeruar që byreku dhe qofte mund të jenë me perime ose mish, sipas preferencës së amvisave.

 “Antipastat duhet të jenë të thjeshta dhe të konsumohet brenda natës, pa i lënë për ditën tjetër”, tha ai.

Për të krijuar një atmosferë festive, ngjyrat e antipastave janë shumë të rëndësishme. Hoxha sugjeron përdorimin e mikseve të djathërave dhe proshutave për të krijuar kompozime të bukura dhe të shijshme, që plotësojnë atmosferën festive.

“Byrek, qofte me perime, me mish, sipas zgjedhjes se amvisave. Përveç shijeve të ndryshme që kombinohen janë edhe ngjyrat për t’i dhënë sa më shumë festë edhe tavolinës. Tryeza në raport me antipastat është zgjeruar vitet e fundit, ku në mikset e djathërave dhe proshutave luhet edhe me dekorin e tyre për ta bërë sa më shumë festiv.

Sallatat e ndryshme janë sipas dëshirës dhe të shumëllojshme, mund të përgatisim salca të ndryshme dhe kemi byrekë apo kroketa të ndryshme që mund të konsumohen të ngrohta. Amvisat duhet të luajnë me dekorin, në sallatat mund të luajë me ngjyrat si sallate jeshile, i shtohet panxhar, pomodorini, djathë të bardhë sipër, një salcë me ngjyrë që e bën jo vetëm të shijshme por edhe plot ngjyra.

Te mikset e djatharëve apo proshutave mund të kenë kombinime së bashku për dekor të bukur, te byrekët e ndryshme mund të ndryshojmë mbushjen e tyre, si me spinaq, me kungull dhe ngjyra e tyre i jep edhe më shumë atmosferë tavolinës”, tha kuzhinieri Hoxha.

Një tjetër sugjerim i rëndësishëm është të shmanget kombinimi i mishit dhe peshkut në një tryezë. Hoxha rekomandon që të shijohet veçmas gjeli i detit, një pjatë speciale që viziton tryezat tona vetëm një herë në vit.

“Mirë është që mishi dhe peshku të mos kombinohen së bashku dhe në këtë rast duhet t’i lihet hapësirë të shijohet gjeli i detit, i cili një herë në vit vjen në tryezat tona”, përfundoi ai.

Në fund, kuzhinieri përmendi se tryeza festive duhet të jetë një përvojë e plotë, ku shijet dhe pamja të bashkohen për të krijuar një atmosferë të paharrueshme për mysafirët.

Next Post
“Kalim i sigurt 100%”, media britanike: Si trafikantët shqiptarë iu ofrojnë emigrantëve “paketa” përmes TikTok

“Kalim i sigurt 100%”, media britanike: Si trafikantët shqiptarë iu ofrojnë emigrantëve “paketa” përmes TikTok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

December 8, 2025
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

December 8, 2025
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

December 8, 2025
Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

December 8, 2025
Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

December 8, 2025
Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In