![Screenshot 25](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/08/Screenshot_25-2.jpg)
TIRANA
Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën ‘’Besim Alla’’ në Kombinat të Tiranës. BalkanWeb mëson se ka ndërruar jetë një këmbësore.
Ajo ka rënë viktimë e një përplasjeje mes dy automjeteve në këtë rrugë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi vdekjen e këmbësores.