Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 është mundur nga Spanja me rezultatin e ngushtë 1-0.
Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Selman Stelmasi”, ekipi i Spanjës është mjaftuar vetëm më një gol të Rafael Vicente, duke siguruar tre pikët.
Edhe pse zhvilluan një ndeshje dinjitoze, kombëtarja U-21 nuk mundi t’i bënte ballë asaj spanjolle, e cila gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 84.
Pas kësaj fitoreje Spanja shkon në kuotën e 24 pikë në vendin e parë, ndërsa Shqipëria mban vendin e 5-të me 6 pikë. Në takimin e ardhshëm kuqezinjtë do të luajnë në transfertën e Estonisë, që mban vendin e fundit në grupin 2 me vetëm një pikë.
/b.d











