• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja, rritje meteorike e skuadrës kuqezi

by Java News
02/05/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në futboll nuk është vetëm rezultati, por edhe statistikat. Janë ato që shumë herë mundin logjikën, apo të fortin dhe të dobëtin. E tillë është edhe historia e Shqipërisë, surprizës së çmendur të Euro 2016-ës.

UEFA e ka cilësuar surprizën e madhe Shqipërinë, skuadrën që në vitin 2001 ishe shumë larg të qenit mes pretendenteve evropiane. Madje, në fund të 52 ekipeve të kontinentit, gjithmonë renditej Shqipëria, që kalonte vetëm Luksemburgun, San Marinon apo Lihtenshtejnin.

Për ata që nuk e dinë në llogarinë e vendeve në Europë, Shqipëria nga vendi i 49-të që pozicionohej në 2001-in sot është kombi i 39 në kontinent. Një pozicion që vetëm me Rusinë dhe Jugosllavinë e bashkuar, Shqipëria e ka prekur, ose më saktë, kur në vitin 1990 në Europë kishte vetëm 30 skuadra. Ngritje e ulje që të çonin deri në vendin e 40-të, por asnjëherë poshtë këtij numri. Gjithsesi kualifikimi i skuadrave shqiptare në Europë vitin e shkuar dhe kuqezinjve në evropian bënë që Shqipëria të jetë e 39-ta në Europë, në bazë të llogaritjeve të fundit.

Akoma më mirë në renditjen e National Ranking UEFA 2015 (renditja e kombëtareve). Jemi të 31-ët në kompeticionet ndërkombëtare për ekipet përfaqësuese. Një arritje historike që mund të thellohet edhe më shumë nëse kalojmë grupin. Dhe të thuash që në vitin 2001 para shortit për Europianin e 2004-ës, jemi renditur të 43-ët. Një vend që nuk na nderonte, por në fund pas shumë djerse në fushë renditemi të 31-ët. Askush nuk e ka besuar që Shqipëria do të ishte në Europian.

UEFA, konfederata Europiane së fundmi e ka vlerësuar Shqipërinë më të mirën e edicionit, me kuqezinjtë që pozicionohen në majën më të lartë të podiumit për ekipe. UEFA theksonte se në evenimentin e zgjeruar me 24 skuadra, ka disa ekipe debutuese si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia. Por, nëse të gjitha këto skuadra kanë luajtur në Kupën e Botës dhe Islanda arriti deri në fazën play-off të Brazil 2014, për Shqipërinë kjo është një ecuri e paprecedentë.

BW/d.i.

Next Post

Lakuriq, me ushqim përpara dhe me të dashurin... ja çfarë poston Olta Gixhari (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In