Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar përgatitjet normalisht për dy miqësoret e programuara për muajin mars (ndaj Austrisë dhe Luksemburgut) në ambientet e hotel Tropikal në Durrës. Të martën në dispozicion trajnerit Gianni de Biasi kanë qenë të gjithë lojtarët e thirrur për këto dy sfida.
Përgatitjet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe gjatë dy seancave stërvitore të zhvilluara ditën e martë gjithçka ka shkuar normalisht. Nuk janë paraqitur probleme fizike, për asnjë nga lojtarët e grumbulluar.
Ndërkaq, te merkuren eshte zhvilluar nje konference shtypi, ku para mediave dolen mbrojtesi Elseid Hysaj dhe portieri Etrit Berisha.