• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja Kuqezi/ Zbardhen diskutimet në analizën e humbjes me Zvicrën

by Java News
13/06/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshja e parë, dhe për më tepër me petkun e debutuesit në Europian, natyrshëm që nuk mund të kalojë lehtë. Fakti që ishte një situatë e re për lojtarët dhe vetë trajnerin De Biazi, e për më tepër që koha nuk pret pasi takimi i radhës është te dera, menjëherë pas ndeshjes me Zvicrën, Kombëtarja ka nisur punën. Mbrëmjen e së premtes, pas kthimit rezidencën e përkohshme në Perros Guirec, lojtarët, pasi kanë darkuar, kanë ndjekur përmes TV-së ndeshjen Angli-Rusi.bb

Mirëpo, menjëherë pasi ka përfunduar takimi që nuk ka lidhje me grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, trajneri De Biazi ka thirrur 23 lojtarët në një mbledhje të papritur. Burime pranë Kombëtares tregojnë se italiani ka menduar që futbollistët të shikojnë përmes videos ndeshjen që vetë kishin luajtur të premten në drekë. Kësisoj, edhe pse ora kishte kaluar 23:00, lojtarët janë ulur përpara ekranit dhe kanë parë anët pozitive e negative të takimit të humbur 0-1.

Nga sa mësohet, De Biazi ka ndalur videon disa herë duke u fokusuar te gabimet që skuadra ka bërë. Një situatë e sikletshme mësohet se ka qenë momenti kur në ekran është shfaqur rasti i Taulant Xhakës, i cili doli i nervozuar nga fusha dhe përplasi në pankinë një shishe uji. Burime pranë skuadrës tregojnë se për këtë gjest lojtari i ka kërkuar falje trajnerit kuqezi, i cili në pesë vite drejtim të Kombëtares shquhet për vendosjen e disiplinës.

13407649_1194638330555498_1725518692_n

Kur ora po shkonte 01:00, mbaroi edhe “zbori” i së premtes për kuqezinjtë që shkuan të pushonin në dhoma. Mirëpo, mëngjesi i së shtunës i gjeti sërish lojtarët përpara ekranit. Fillimisht programi i paradites parashikonte një masazh rigjenerues për futbollistët që u aktivizuan me minutazh të plotë ndaj Zvicrës. Më pas, në orën 12:30 ekipi është grumbulluar në një mbledhje me trajnerin De Biazi dhe presidentin Armand Duka.

13410874_1194653533887311_1111496621_o

Këtë herë De Biazi kishte menduar që në video të shfaqej ndeshja që kundërshtari i radhës, Franca, fitoi kundër Rumanisë më 10 qershor. Pas analizës për kundërshtarin, para ekipit foli edhe kreu i FSHF-së, i cili la pas kritikat dhe u mundua të motivonte lojtarët. “Ky është shansi juaj, asgjë nuk ka mbaruar. Keni edhe dy ndeshje, jepni gjithçka dhe qëndroni me kokën lart. Nuk duhet të vuani humbjen e parë”, mësohet të ketë thënë Duka para lojtarëve./ Panorama/ a.k

Next Post

Asgjësohen në Krujë rreth 4000 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In