• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja kthehet nesër në 17:00, Rama: T’u dhurojmë një mikpritje të paharrueshme

by A R
22/06/2016 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Tashmë është e konfirmuar. Ndërsa ëndrra e Kombëtares shqiptare të futbollit ka përfunduar, ekipi pritet të mbërrijë të enjten në Rinas në 17:00. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama e cilëson si një kapitull fantastik të futbollit shqiptar pjesëmarrjen e kuqezinjve në Kampionatin Europian.

“Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17.00.  Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë “ – shkruan Rama.

***

Shpresat e kuqezinjve për të vazhduar kompeticionin në Euro 2016 ka marrë fund pas barazimit Hungari-Portugali me rezultatin 3 me 3.

Pas fitores me Rumaninë, kombëtarja jonë shpresonte në një kualifikim për fazat e mëtejshme si një nga treshet më të mira të 6 grupeve, por ndeshjet pasuese mes grupeve të mbetura nuk ishin favorizuese.

Shqipëria shënoi një rekord historik duke u futur për herë të parë në një kampionat Europian futbolli. Edhe pse në një grup të vështirë kombëtarja kuqezi arriti të lërë pas në renditje rumunët, ndërsa tashmë djemve të De Biasit u duhet të bëjnë gati valixhet. Sipas informacioneve, Kombëtarja pritet të mbërrijë nesër në orën 17:00 në Rinas.

Tifozeria shqiptare ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes si për dekorin, ashtu edhe për performancën e rregullt dhe sjelljet e qeta të saj në Francë.

***

Ndeshja mes Hungarisë e Portugalisë ka përfunduar me rezultatin 3-3, një rezultat që nuk favorizon edhe kësaj here kualifikimin e Shqipërisë.

……….

Çmenduri në ndeshjen mes Hungarisë dhe Portugalisë! Ndeshja është në minutën e 63’ dhe deri më tani janë shënuar 6 gola. Kjo sfidë spektakolare është dhe në sytë e të gjithë tifozëve kuqezi pasi një fitore e Hungarezëve do t;i jepte shanse Shqipërisë për tu kualifikuar.

Zoltan Gera i perfaqesueses hungareze ka shenuar gol ne porten e Portugalise ne minuten 19. Por ka barazuar në fund të pjeses se pare Nani për portugezët. Me fillimin e pjesës së dytë Hungarezët kanë shënuar sërish përmes Dzsudzsak në minutën e 47’. Festa është “prishur” nga një gol spektakolar i Cristiano Ronaldos, i cili shënoi përmes një finteje, në minutën e 49’.5472

Golat nuk kanë të mbaruar teksa pak minuta më pas hungarezët dalin përsëri në avantazh me Dzsudzsak në të 54’… por është po prap Ronaldo ai që barazon me një goditje me kokë në minutën e 62’.

https://www.youtube.com/watch?v=TAY3gjXLY_A

Next Post

Dyshimet mbi formularin, KQZ do të verifikojë Dashamir Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In