• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kombëtarja e futbollit e femrave të Afganistanit arrin fitoren e radhës, evakuohet me sukses nga Kabuli

by Java News
24/08/2021 17:56
Afghan female football players from Afghan team celebrate with the trophy after their women's football tournament final match against Isteghlal in Kabul on December 6, 2013. Afghan defeated Isteghlal to win the tournament. The month-long women's football tournament, which saw some 16 teams participate, was held to select top players for the Afghan national women's football team. AFP PHOTO/Aref  KARIMI        (Photo credit should read Aref Karimi/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lojtaret e ekipi kombëtar të futbollit të Afganistanit arritën një “fitore të rëndësishme” të martën, kur sëbashku me një grup prej më shumë se 75 personash, u evakuuan nga Kabuli.

Sindikata globale e futbollistëve FIFPRO falënderoi qeverinë australiane, që bëri të mundur evakuimin e lojtareve, zyrtarëve të ekipit dhe anëtarëve të familjeve nga Afganistani.

“Këto femra të reja, si sportiste dhe aktiviste, kanë qenë në një pozitë rreziku dhe në emër të bashkëmoshatareve të tyre në të gjithë Botën falënderojmë bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën e tyre,”– tha sindikata në një deklaratë.

Skuadra afgane u krijua në vitin 2007 në një vend, ku gratë që luajnë sport u panë si një lëvizje politike kundër talebanëve.

Lojtaret ishin këshilluar këtë muaj që të fshinin postimet në mediat sociale dhe fotografitë e tyre me ekipin për të shmangur hakmarrjet që kur qeveria afgane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ra.

“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht stresuese, por sot ne kemi arritur një fitore të rëndësishme,”– tha ish-kapitenia e ekipit Khalida Popal.

Popal ishte në mesin e një ekipi avokatësh dhe këshilltarësh të FIFPRO, të cilët kanë punuar me autoritetet në gjashtë vende, përfshirë Australinë, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, për t’i futur atletët dhe familjet e tyre në listat e evakuimit dhe fluturimet drejt sigurisë.

“Gratë futbolliste kanë qenë të guximshme dhe të forta në një moment krize dhe ne shpresojmë se ato do të kenë një jetë më të mirë jashtë Afganistanit,”– tha Popal.

Sekretari i përgjithshëm i FIFPRO, Jonas Baer-Hoffmann tha se evakuimet ishin një proces tepër kompleks. “Zemrat tona shkojnë për të gjithë të tjerët që mbeten të bllokuar në vend kundër vullnetit të tyre,” – tha ai./m.j

Next Post
U tha se u denoncua në polici, vjen reagimi i parë nga imami Ahmed Kalaja

Shakaja me ezanin nxjerr në sipërfaqe presionin fetar mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In