Ne miqësoren e dytë të zhvilluar sot në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bullgarisë, skuadra e përfaqësueses A e femrave në futboll u mund 0:3 nga Bullgaria.
Në një terrën të ftohtë pas reshjeve të dëborës, skuadra kombëtare e femrave kuqezi ka lënë shumë hapësira dhe për rrjedhojë pësoi tre gola. Sidoqoftë dy takime miqësore me Bullgarinë (një fitore, një humbje) që vlejnë shumë për vijimin e punës me këtë grup vajzash të cilat po krijojnë një bazament shumë të mirë për të ardhmen.
Skuadra do të vijojë punën në muajt e parë të vitit të ardhshëm me grumbullimet dhe miqësoret e radhës teksa në prill luan takimin zyrtar të radhës në Poloni, e vlefshme për eleminatoret aktuale të Europianit. /b.d