• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kombëtarja” e emigrantëve në Rusi

by A R
21/06/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse Botërori sapo ka nisur, ka një “ekip përfaqësues” që e ka fituar trofeun e tij. Bëhet fjalë për trofeun e jetës!

Janë të shumtë emigrantët që bëjnë pjesë në 11-she të ndryshme, e që kanë pasur fatin të afirmohen nëpërmjet futbollit. 11 meshkuj, mes miliona e miliona të përzgjedhur, të larguar nga luftrat që e kishin përfshirë globin nga fillimi i viteve ‘90 deri në vitet 2000.

E nëse u hedh një sy ekipeve pjesëmarrëse në këtë Botëror do të arrish të bësh edhe më shumë se një formacion, por në atë më kryesorin mund ta fillosh me portierin Steve Mandanda i Francës, për të kaluar në mbrojtje me nigerianin Victor Moses, kroatët Dejan Lovren e Vedran Ćorluka, dhe Milos Degenek i Australisë. Në mesfushë, Granit Xhaka i Zvicrës, Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç të Kroacisë. Për ta mbyllur në sulm me Adnan Januzajn e Belgjikës, Drmiç të Zvicrës dhe Sisto të Danimarkës.

Një formacion që drejtohet nga Vladimir Petkoviç, trajner i Zvicrës. Ky i fundit nuk është një emigrant, por punonte në fondacionin “Caritas” në vitet e luftës në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Sot, këta futbollistë janë të famshëm, të pasur dhe arrijnë t’u sigurojnë familjeve të tyre mirëqënie.

Historia e mbrojtësit australian, Milos Degenek është e ngjashme me lojtarët me origjinë shqiptare të Kosovës që luajnë me Zvicrën.

Milos u lind në Kroaci, në një komunitet që i përkiste Serbisë. Në vitin 1999, kur filloi lufta edhe ai vend u bombardua nga NATO. Një vit më pas, familja e tij udhëtoi për në Sidnej dhe kjo është arsyeja që ai aktivizohet si lojtar i kombëtares australiane.

“Kam parë gjëra që as nuk i imagjinoni dot; dy luftra, uri dhe frikë. Isha 18-muajsh kur familja ime udhëtoi me traktor nga Knini për në Serbi, një udhëtim që zgjati 9 ditë. Gjatë kohës së luftës ishim të detyruar të futeshim nëpër bunkerë, mund të qëndronim edhe dy ditë në errësirë pa ushqim. Por, gjëja më e tmerrshme ishte pasiguria. Nuk e dinim nëse të nesërmen do të ishim gjallë apo nëse e nesërmja do të ishte dita e fundit e jetës. Babai im kishte një mik te ‘Kryqi i Kuq’ dhe ai i tregoi për një projekt që do të çonte emigrantë në Australi. Ai ishte shpëtimi ynë”, thotë Degenek./TCH/a.m.

Next Post
Sulmuesi Amrabat akuzon: Jemi në cirk. Gjyqtari kryesor i kërkoi fanellën Ronaldos

Sulmuesi Amrabat akuzon: Jemi në cirk. Gjyqtari kryesor i kërkoi fanellën Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In