“E dini kush është njeriu më i fuqishëm në Lindjen e Mesme sot? Quhet Kasem Sulejmani”. Kjo frazë është shqiptuar nga goja e kryeministrit izraelit Netanjahu gjatë një vizite në Itali. Sipas kryeministrit, emri i Sulejmanit del prej vitesh në raportet e Mosadit izraelit.
Fjala është në fakt për një gjeneral sirian, i cili drejton repartet speciale të ushtrisë qeveritare siriane. E quajnë “Komandanti Hije” për shkak të fshehtësisë ekstreme me të cilën mbulon veprimet e tij. Por është njeriu që sot mbron Damaskun, kryeqytetin e Sirisë, nga sulmet e ISIS. Takohet shpesh me Asadin, madje edhe me Putinin dhe verpon në hije për të zbuluar aktivitetet e spiunazhet dhe aksionet luftarake të terroristëve të Shtetit Islamik. Duke mbetur gjithashtu një armik i vjetër dhe i betuar i Izraelit.










