• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komandanti fliste, njësia me MP5 dëgjonte në kufje”, Artan Hoxha flet për 21 Janarin: Komunikimi u regjistrua me diktofon

by A R
24/01/2023 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i një materiali audio ku dëgjohen urdhrat e zinxhirit komandues të Gardës për të qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve më 21 Janar 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona, ka bërë që gazetari Artan Hoxha të japë dëshmi ditën e sotme në Policinë e Tiranës si personi që zotëron këtë regjistrim.

Por si është regjistruar kjo audio dhe përse doli 12 vite më vonë? I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Artan Hoxha u shpreh se në këtë regjistrim ku dëgjohen urdhrat e komandantit të Gardës, bisedat bëheshin në një frekuencë në radio me pak pjesëmarrës.

Kjo frekuencë, sipas gazetarit, është dëgjuar edhe nga një person tjetër në radio-marrësen, që më pas e ka regjistruar me diktofon.

Në këtë komunikim mes komandantin e Gardës kanë qenë vetëm pjesëtarët e njësisë së armatosur me armë MP5.

“Ishte një urdhër i prokurores së Tiranës e cila ka çështjen e 21 Janarit në hetim prandaj nuk e kuptoj për çfarë duhen bërë kallëzimet e tjera, çështja është në Prokurori. Ka një dosje të 21 Janarit e cila nuk është mbyllur, sepse kemi 2 të vrarë pa autorë. Dhe këta 2 që janë pa autorë njëri është vrarë në krahun tjetër të bulevardit, Hekuran Deda është hipur mbi platformën e mediave. Janë në dy vendet më të pajustifikueshme për tu goditur në atë protestë. Unë kam nxjerrë të premten një transkriptim të marrë nga një regjistrim ku është komunikimi në radio në momentet para, gjatë dhe pasi ka ndodhur vrasja. Komunikimi është më i gjatë por komunikimi thelbësor që unë mendoj vlente më tepër është dinamika e momentit kur është marrë vendimi për të hapur zjarr mbi turmën.

Prokuroria në hetimin e parë nuk e ka patur, nuk e ka gjetur asnjë regjistrim. Ndërkohë në librin e shërbimit ku shënohen urdhrat këto mungojnë, Prokuroria nuk i ka gjetur këto elementë. Është përdorur një kanal komunkim për një grup të caktuar njerëzish që komunikonin me radio dhe kufje që janë ata me ato MP5 (armë). Këto urdhra i kanë dëgjuar zinxhiri komandues i Gardës dhe kjo njësia me MP5. Komunikimi ka qenë në radio, janë urdhra, flet komandanti të tjerët konfirmojnë. Si mund të jetë marrë ky material? Ky material është regjistruar, ky është diktofon. Një radio nga ato që janë përdorur ka hyrë në atë kanal dhe iu ka regjistruar me diktofon. Në një kasetë është origjinali”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

/a.r

Next Post
Dyshohet si “koka” që organizoi vrasjen e gazetarit britanik, policia publikon emrin

Dyshohet si “koka” që organizoi vrasjen e gazetarit britanik, policia publikon emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com