• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kolumbi/Lufta për “fronin” e xhunglës është e frikshme

by Java News
27/04/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juan Manuel Santos fitoi një Çmim Nobel në vitin 2016 pasi arriti marrëveshjen historike mes shtetit kolumbian dhe grupimit të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, njohur si FARC. Por paqja me organizatën që terrorizoi vendin për 5 dekada ka ardhur me një çmim të shtrenjtë për vendin amerikano-jugor.

Dy vjet më pas, xhungla kolumbiane, e cila ka shërbyer si treha e FARC-ut, është shndërruar në një fushëbetejë të re mes grupeve rivale që kërkojnë të fitojnë territor pas largimit të “Luanit”.

Në një raportim ekskluziv të agjencisë Reuters tregohet se marrëveshjet që FARC la në mes me trafikantët e drogës, në industrinë e paligjshme minerare dhe “tregje” të tjerë të zinj, janë bërë çmimi i vyer, për të cilin organizata “bija” po luftojnë përgjakshëm për t’i kontrolluar.

Dhe si gjithmonë, ata që vuajnë në këto raste janë njerëzit e thjeshtë, për të cilët asgjë nuk ka ndryshuar. Grupimet e tjera kanë nisur rekrutimet e reja, një zgjidhje që duket shumë më joshëse për të varfërit e xhunglës, të cilët nuk impresionohen aspak nga plani i qeverisë për të investuar 3 miliardë $ në 15 vitet e ardhshme për të përmirësuar shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe bujqësinë në zonat e shkatërruara nga lufta civile.

Sot në Kolumbi veprojnë rreth 70 grupime kriminale të armatosur me në total 5000 forca guerrilase, të cilat përveç “idealit” të luftës, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga burimi kryesor i të ardhurave, kokaina.

Vetëm në qytetin port Tumaco, sipas DEA-s amerikane, janë 23 000 hektarë tokë të mbjella me bimën e kokës. Në vitin 2016, sipas të dhënave zyrtare, kulitivimi i kokainës arriti në 188 000 hektarë në të gjithë vendin, përgatiti ”TCh”. (b.an)

Next Post
Kryemadhi dhe Meta lënë “konfliktet” politike, pozojnë të qeshur në… (FOTO)

Kryemadhi u tregon derën njerëzve të Metës: Mos prisni që Haxhinasto dhe Panariti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

Protesta, Balla: Diaspora foli me votë një vit më parë! Nuk përfaqësohet me 100 apo 200 makina

June 20, 2026
Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

Bashkëshortja e kryeministrit në Spanjë dërgohet në gjyq për korrupsion

June 20, 2026
Republika e dyshimit

Republika e dyshimit

June 20, 2026
Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

Protesta kthehet në biznes! Ja çfarë po ndodh në qendër të Tiranës (VIDEO)

June 20, 2026
Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

Izraeli zbaton armëpushimin në Liban, por nuk tërheq trupat nga pozicionet aktuale në terren

June 20, 2026
Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

Corriere della Sera: Përplasje e fortë Trump–Meloni, shkëmbim akuzash për G7 dhe marrëdhëniet SHBA–Itali

June 20, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“Bëhu gati për në birucë”, qytetarët sulmojnë Berishën pas thirrjes që u bëri demokratëve t’i bashkohen sheshit

June 20, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Kërcënimet e Teheranit nuk bllokojnë Hormuzin, 55 anije tregtare kalojnë të sigurta

June 20, 2026
Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

Vendimi i FIFA-s ndryshon llogaritë e Botërorit, përballjet direkte vendosin renditjen në grupe

June 20, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In