• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kolumbia ka rotacion… Lazarati nuk i bleu dot zgjedhjet as në Gjirokastër!

by Mentor Nazarko
22/03/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Një nga argumentet kryesore të Partisë Demokratike, të protestës së saj, të ngritjes së çadrës së protestës, është fuqia e madhe ekonomike që ka prodhuar droga, dhe mundësia reale e blerjes së zgjedhjeve prej kësaj fuqie.

Po abstragojmë se sa e vërtetë është kjo akuzë, dmth për përmasat e vërtetësisë së saj dhe se a është e vërtetë që 100% e parave të drogës përfundojnë në favor të qeveritarëve. Pra nuk po merremi me ata që akuzohen se e kontrollojnë këtë trafik, duke pranuar për të mirëqenë se njerëzit e pushtetit janë ata që përfitojnë më shumë. Po mundohemi të kuptojmë edhe me shembuj ndërkombëtare se a është droga, prodhimi dhe trafiku i saj, paratë prej këtyre dy faktorëve, përcaktues në rezultatin elektoral. Me pak fjalë të tjera, a është i paracaktuar rezultati elektoral në ato vende që janë prodhues të mëdhenj të drogës?

Dosieri i mëposhtëm, me gjithë materialet e tij, nuk synon të tregojë se Shqipëria është si Kolumbia. Dhe as se dëshirojmë të bëhet si Kolumbia, e cila megjithatë në raportet e institucioneve të besueshme, me gjithë vërejtjet, problemet serioze të kultivimit dhe përpunimit të narkotikëve, konsiderohet si demokraci funksionale, ku ka rotacion. Njëjtë si dhe në Meksikë apo gjetiu ku problemi i drogës, një problem global, është i pranishëm. Nuk po flasim as ta bëjmë Shqipërinë si Hongkongu, ku gjithashtu ka probleme kultivimi narkotikësh.
Shkrimi thjesht synon të tregojë se nëse ekziston sjellje institucionale e drejtë, nëse ka gjykata dhe sistem drejtësie të pavarur, rotacioni është i garantuar.

Argumenti që po përpiqet të ndërkombëtarizojë opozita ngjan me një argument tingëllues dhe tronditës jashtë vendit për publikun e gjerë ndërkombëtar, por që nuk voton.  Ushqim shumë i mirë për gazetat. Ushqim shumë i mirë për shkatërrimin e imazhit të vendit, tërheqjen e investitorëve të huaj.

Për vendimmarrësit perëndimorë nuk ngjan dhe aq përcaktues: ata i dinë përmasat  botërore të trafikut, peshën e Shqipërisë, ndarjen ndërkombëtare të punës në prodhimin dhe  trafikun e drogës. Dhe dinë sigurisht sesa para kanë në xhepa, dmth në llogari bankare jashtë vendit politikanët tanë.

Ky është një argument tronditës dhe tingëllues brenda vendit për ata që mendojnë shumë thellë.

Nuk është një argument elektoral, domethënë që të trondisë popullin dhe të mos votojë për ata që kontrollojnë prodhimin dhe trafikun në fjalë. Madje populli fyhet nga kjo pandehmë se vota e tij është e parablerë që tani.

Por le të nisim me një pyetje të thjeshtë. A janë gjithë vendet prodhuese të drogës, vende pa demokraci, ku rezultatet janë të paracaktuara? Pra a përcakton prodhimi dhe trafiku masiv, edhe mungesën e rotacionit?  Jo, gjithnjë. Sipas burimeve të besueshme, mes tyre, veç Kolumbisë, Meksikës, bën pjesë dhe Libani, Hong Kongu, pa folur për Pakistanin. Nuk po përmendim vende ku ka mbretëri si Tajlanda, por ku ka rotacion politik. Do të mjaftonte vetëm Kolumbia, një vend me zhvillim normal demokratik për të hedhur poshtë aksiomën, se qeveria që kontrollon trafikun dhe prodhimin e drogës, kontrollon dhe rezultatin e zgjedhjeve.  Po të doni fusim dhe Meksikën.

E pse në Shqipëri është ndryshe?  A nuk besohet se fryma e protestës dhe e kundërshtisë ndaj qeverisë do të fshinte çdo regjim, çdo qeveri, të lidhur tërësisht, masivisht apo pjesërisht me trafikun dhe prodhimin e drogës? Ta thuash se jo nuk do të ketë zgjedhje, se zgjedhjet blihen prej drogës, është shumë pretencioze.

Në mungesë të argumenteve nga bota, cilat janë argumentet vendore të opozitës se pse kjo është e mundur në mënyrë absolute? E vërteta është, si më pohonte dikush, se Dibra ishte shembull i transformimit të vullnetit të popullit nëpërmjet blerjes së votës nga paratë e drogës. Sipas këtij arsyetimi, Dibra ka qenë njëlloj bastioni i së djathtës. Në Dibër kryetari socialist u largua për një skandal seksual, dhe sipas këtij përfytyrimi, rezultati do duhej të ishte në favor të opozitës.  Dibra ishte sipas opozitës, shembulli laboratorik se zgjedhjet janë përcaktuar në tavolinë në favor të qeverisë.

Në këtë rast, shtrohet një pyetje: me paratë e drogës që është mbjellë në Dibër? Apo me para të tjera? Sepse nëse bëhet fjalë për paratë e Dibrës, atëherë vjen në mend një shembull tjetër.

Po Lazarati? Nëse do t’ i mbahemi paradigmës se paratë e drogës shkojnë vetëm e vetëm tek qeveria, atëherë dhe paratë e drogës së Lazaratit shkonin tek qeveria Berisha. Po pse me paratë e Lazaratit nuk blihej dot rezultati në Gjirokastër? Pse e djathta  në Gjirokastër nuk fitonte zgjedhjet as në nivel lokal, dhe as shumicën e vendeve në parlament? A nuk e udhëheqin PD-në e Gjirokastrës politikanë që vijnë nga Lazarati? Pse PD, ka qenë imune nga paratë e drogës në nivel Gjirokastre dhe nivel kombëtar dhe PS-ja është e infektuar? Dhe pse jo LSI-ja? Dikush mund të thotë se droga e Lazaratit ka kontrolluar votën e Lazaratit ku për PD-në është votuar 99%, por pse vallë lobi lazaratas s’paska dashur të kontrollojë dhe bashkinë, apo deputetët e këtij qarku? Pra bie dhe paradigma se paratë e drogës funksionojnë mirë në vendbanime të vogla. Se nëse është kështu, paratë e drogës, mund të blejnë vendbanime të caktuara, por jo gjithë Shqipërinë.

Nuk ka diskutim se ai që ka pushtetin, ka mundësi që në nivele rrethesh, qarqesh, bashkish, të kontrollojë votën më suksesshëm.  Me para droge, me vende pune, me të gjitha llojet e parave të ligjshme dhe të paligjshme. Prandaj kush ka qeverinë, në vende të vogla, ka gjithmonë një përqindje në favor të vet, pa nisur loja. Por kur krijohet frymë popullore ndryshimi, ajo frymë mund të rrëzojë gjithçka. Demokratikisht, si ndodh në Kolumbi. Por dhe me forcë.

Problemi tek ne është tek fryma. E tani shtrohet pyetja: a është çadra, shprehësja, mishëruesja e frymës së ndryshimit? A mishëron ajo energjinë, a do të prodhojë ajo energjinë e ndryshimit që do ta rrënojë kontrollin e votës prej të ashtuquajturave para të pista, të drogës, trafiqeve të tjera, apo çdo forme të paligjshme të blerjes së mendjes dhe votës? A ka kuptim të fyesh popullin, votuesin tënd se ai qenka i blerë? A është elektorale kjo? Kjo mbetet për një shkrim tjetër.
Ndërsa po shkruaja këtë artikull që po e diskutoja me një mik në Kosovë, ai më tregoi një mesele. Një ditë dy të verbër po hanin në sofër drekë me fasule, bukë, etj. Ndërsa po hanin me lugë, njeri i tha tjetrit: po ti pse han dy lugë fasule dhe një kafshatë bukë? Tjetri, i verbër gjithashtu, iu përgjigj: po ti ku po e din se ti nuk shikon? Eh, ju përgjigj sinqerisht dyshuesi. Edhe unë po kam ngrënë dhe po ha me dy lugë si ty!
Next Post
Miku i David Brown: Shqipëria me këto gjykata që ka nuk e meriton të hyjë në BE

Miku i David Brown: Shqipëria me këto gjykata që ka nuk e meriton të hyjë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

October 6, 2026
Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

October 6, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

October 6, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

October 6, 2026
“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com