• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolonjë, Basha e Duka prezantojnë kandidatin për Bashkinë

by Java News
16/10/2016 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni i djathtë ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në Kolonjë. Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës, i propozuar nga Partia Agrare  Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike.

Partia Socialiste pritet që të zyrtarizojë mjekun Ilia Stefo, si kandidat për bashkinë Kolonjë, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës Dritan Hajro.

Në prezantimin e Hajros, Lulzim Basha ka deklaruar se ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë.

“Kandidati i propozuar nga PAA dhe i miratuar nga kryesia e degës së Ersekë është Dritan Hajro.

Ai vjen nga një background i majtë, por ndan me ne demokratët, ndan me të djathtën shqiptare, me koalicionin tonë opozitar domosdoshmërinë e përballjes me të keqen që kemi përballë.

Domosdoshmëri e qëndresës, refuzimit dhe përballjes me Edi Ramën, me krimin, me drogën, me korrupsionin.

Dhe është njësoj si dhjetëra, qindra, mijëra shqiptarë me prejardhje politike të majtë i rreshtuar pa asnjë hezitim në një aleancë të madhe që po zmadhohet dita –ditës dhe që ka për qëllim bashkimin e fuqive të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të djathtë, të qendrës dhe të majtë që kanë marrë një zotim para qytetarëve shqiptarë dhe një zotim para historisë në këtë moment delikat për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë krimit, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë drogë, për të mos ia lënë Shqipërinë në dorë një bande të korruptuarish që buxhetin e shtetit e shohin si pronën e tyre.

Këtu nga Kolonja të ndërtojmë së bashku një model, modelin e bashkimit qytetar, modelin e aleancës qytetare me të gjithë faktorët për t’ia kundërvënë koalicionit të krimit” tha Basha.

Kreu i opozitës në vijim u shpreh se duke parë situatën e rëndë ekonomike që po kalojnë qytetarët e Kolonjës, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, jam i bindur se bashkë me qytetarët, pa dallim bindjesh politike do të mund ta ndryshojmë këtë realitet.

“Këto janë zgjedhje administrative, nuk janë zgjedhje politike. Unë do të jem kryetari i bashkisë për të gjithë qytetarët e Kolonjës pa dallim bindjeve politike.

Do të jemi bashkë me qytetarët për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre”, u shpreh kandidati Hajro.

Ndërsa kreu i PAA, Duka tha se koalicionit opozitar, po i bashkohen shumë socialistë pasi sot në qeverisje nuk janë socialistët por vetëm një grusht njerëzish të lidhur me Edi Ramën.

“Të jemi bashkohemi bashkë demokratët, anëtarë dhe simpatizantë të PAA-së, qoftë edhe njerëzit e majtë të cilët ndihen të diskriminuar nga qeveria e rilindje.

Se ka edhe një gjë nuk është më e majta e majtë, por është rilindja e Edi Ramës”, deklaroi kryetari i PAA Agron Duka.

Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua nga Presidenti Nishani.

Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.

shqiptarja/d i

Next Post
E tmerrshme shifra e kosovarëve që i vret duhani çdo vit

E tmerrshme shifra e kosovarëve që i vret duhani çdo vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In