• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Molnar Kolaneci: Për përmbytjet duhet eksperienca, jo diplomat

by
13/10/2015 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolaneci: Pse po i heqin specialistët?!

“Administrimi ujor po bëhet realisht një fëmijë jetim për të cilin nuk kujdeset më njeri. Nuk po arrijnë ta kuptojnë se administrimi ujor është çështje eksperience dhe nuk mund të kryhet nga të rinj që kanë vetëm diploma. Të vjen keq që dhe për pak vite nuk do të ketë më inxhinierë që kanë ndërtuar vepra hidroteknike në vendin tonë dhe që kanë organizuar mbrojtjen e territorit nga vërshimet ujore. Akoma më keq kur emrat e këtyre specialistëve nuk njihen ose thirret ndonjë nga këta në forume ku nuk bëhen vendimmarrje”

Specialisti i njohur i hidrologjisë dhe një nga punonjësit më të vjetër të saj shpjegon tre pyetje themelorë, që të lindin menjëherë sapo përmbytemi: pse na ndodh kaq shpesh; pse ka kaq shumë institucione që merren dhe nuk ia dalin; pse masat e marra janë një nul; dhe ku gjendet realisht fajtori…Përgjigjet e z.Kolaneci nuk janë thjesht shqetësuese, por ato mund të konsiderohen realisht tragjike…

Intervistoi Ben Andoni

Shqipëria e Jugut ishte nën ujë ditët e fundit dhe ka gjasa të përfundojë sërish njësoj që në valën më të parë të shirave vjeshtorë. Por, ajo që del nga goja e inxhinierit hidrolog Kolaneci është tejet shqetësuese. Shteti ynë jo vetëm nuk po merr masa dhe të mësojë nga pësimet, por nuk po lë në punë pikërisht njerëzit me eksperiencë, të cilët merren me ujin. Që do të thotë se çështja e përmbytjeve është një çështje, e cila lidhet me profesionalizmin dhe eksperiencën dhe jo ndërrimet e shumta dhe futjen e njerëzve pa-eksperiencë në punë.

Por më shqetësim është një strukturë e tërë që merret me këtë problem dhe që tek e fundit përbën një kakofoni të frikshme, sepse në më të shumat e herëve i mbivendos atributet e institucioneve te njëra-tjetra. Kolenaci shprehet se:  “Ekspertiza në institucionet që duhet të merren me administrimin ujor është tepër e ulët, rasti i Ministrisë së Bujqësisë që ja kanë varur në qafë këtë detyrë (me përpara e kishte Mjedisi) dhe s’ka kuadro si numër se s’po pyet njeri për eksperiencë”. Dhe, nuk mbaron këtu, shqetësimi më i madh është se po mbaron dhe grupi i specialistëve të vërtetë, që dinë mirë mekanizimin e shpëtimit prej përmbytjeve, por edhe njerëzit që dikur realisht paraprinin me masat e marra. “Administrimi ujor po bëhet realisht një fëmijë jetim për të cilin nuk kujdeset më njeri. Nuk po arrijnë ta kuptojnë se administrimi ujor është çështje eksperience dhe nuk mund të kryhet nga të rinj që kanë vetëm diploma. Të vjen keq që dhe për pak vite nuk do të ketë më inxhinierë që kanë ndërtuar vepra hidroteknike në vendin tonë dhe që kanë organizuar mbrojtjen e territorit nga vërshimet ujore. Akoma më keq kur emrat e këtyre specialistëve nuk njihen ose thirret ndonjë nga këta në forume ku nuk bëhen vendimmarrje”, përfundon Kolaneci

Pse rikthehemi gjithnjë në përmbytje qoftë edhe me kapriçiot me të pakta të motit?

“Pasi ndërhyrjet njerëzore në territor nuk kanë të sosur. Konkretisht: Gjanica në Fier, shtrati i saj është reduktuar së tepërmi nga ndërtimet abuzive në skarpatët e shtratit. Kushedi sa projekte janë bërë gati për ta shpëtuar Fierin por nuk zbatohen …. tani thuhet për mungese fondesh”.

A ka një kakofoni zërash i të gjitha institucioneve që merren me përmbytjet: Ministria e Bujqësisë, Pushteti Lokal dhe Institucione të shumta varësie…(Shteti i kërkon shtetit që të punojnë hidrovoret!!!!)?

“Administrimi ujor po bëhet realisht një fëmijë jetim për të cilin nuk kujdeset më njeri. Nuk po arrijnë ta kuptojnë se administrimi ujor është çështje eksperience dhe nuk mund të kryhet nga të rinj që kanë vetëm diploma. Të vjen keq që dhe për pak vite nuk do të ketë më inxhinierë që kanë ndërtuar vepra hidroteknike në vendin tonë dhe që kanë organizuar mbrojtjen e territorit nga vërshimet ujore. Akoma më keq kur emrat e këtyre specialistëve nuk njihen ose thirret ndonjë nga këta në forume ku nuk bëhen vendimmarrje”.

Mendon se do vazhdojë kjo gjendje edhe në të ardhmen në të njëjtën mënyrë?

“Përderisa shteti nuk do t’i trajtojë me seriozitet dhe me profesionalizëm, problemet ujore në vendin tonë situata vetëm se do shkojë më keq. Është realisht një konfuzion i madh lidhur me institucionet që janë përgjegjëse për administrimin ujor dhe për më tepër ka mbivendosje kompetencash ndërmjet këtyre institucioneve. Po e ritheksoj: ekspertiza në institucionet që duhet të merren me administrimin ujor është tepër e ulët, rasti i Ministrisë së Bujqësisë që ja kanë varur në qafë këtë detyrë (me përpara e kishte Mjedisi) dhe s’ka kuadro si numër se s’po pyet njeri për eksperiencë. Sa për hidrovoret, fiksojeni mirë: ato nuk janë ndërtuar për të shpëtuar nga këto përmbytjet që vijnë nga shirat e shkurtra dhe me intensitet të lartë. Ato vlejnë vetëm për bujqësinë për kullimin e ujërave në tokat bujqësore”.

Dëmet e fundit

Vlorë

-Vdiq një 50-vjeçar, baba i 3 fëmijëve pasi është rrëmbyer nga ujërat.

-Përmbytje masive në qytet, rrugë të bllokuara, banesa dhe dyqane

-U bllokua rruga nacionale Vlorë-Orikum për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në rrugë.

Fieri

-Me shumë se 500 banesa kanë pësuar dëme

-Gjanica doli në bulevardin e qytetit

-Ujërat përmbytën qindra hektarë tokë në ish-komunën Dermënas, Hoxharë e Vjetër, Shën-Pjetër dhe Povelçe.

Lushnje

-Ka pasur përmbytje të disa banesave në qytet nga përroi i Lushnjes

Tirana-Elbasan

-Në rrugën Tiranë-Elbasan pati shembje në zonën e Ibës

-Dy ndërtesa, që u dëmtuan nga shembja e rrugës disa muaj më parë nisën të shemben sërish, ndërsa një sasi e madhe balte ra mbi rrugë.

Ersekë

Rruga nacionale në hyrje të qytetit u bllokua nga të paktën 2 metra inertesh

Pogradec

Qindra ton inerte u përhapën në rrugët e qytetit të Pogradecit, ndërsa vërshimi i ujërave shkatërroi një banesë në fshatin Vërdovë

Skrapar

Në Skrapar janë dëmtuar rrugë dhe shumë banesa janë nën ujë.

Next Post

'Jam përdhunuar disa herë nga alienët në Hënë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com