• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kolltuku përvëlues”, nga 2013 Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm! Ervin Demo, i treti brenda një viti

by A. Q
12/09/2026 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, kryeministri Rama ka ndërruar 9 ministra të Brendshëm. Ervin Demo, i propozuar sot në vend të Besfort Lamallarit, është i dhjeti në radhë, dhe i treti në harkun kohor të një viti. Një rekord më vete.

Ministri më jetëgjatë, rezulton të ketë qenë Saimir Tahiri, emri i përzgjedhur nga Rama në qeverinë e tij të parë. Ai qëndroi në detyrë plot 3 vjet e gjysëm dhe u largua pasi prej kohësh ishte vënë në qendër të akuzave për një tolerim të organizuar të kultivimit të kanabisit në shumë zona të vendit.

Rama njoftoi publikisht largimin e tij më 13 mars 2017, duke emëruar Fatmir Xhafajn, një figurë me peshë në Partinë socialiste. Ai do të qëndrojë vetëm 2 muaj në detyrë. Marrëveshja politike mes Ramës dhe Bashës, para zgjedhjeve të atij viti, i dha Partisë Demokratike disa poste në qeveri. Mes tyre dhe Ministrinë e Brendshme, ku shkoi Dritan Demiraj, një kolonel i ushtrisë.

Me fitoren në zgjedhje, në qeverinë e tij të mandatit të dytë, Rama rikthen Xhafajn në ministrinë e brendshme, në shtator të 2017. Por pas pak më shumë se një viti, më 27 tetor 2018, edhe ai jep dorëheqjen.

Më herët, Xhafaj, ishte gjendur nën sulmet e opozitës bazuar në një audiopërgjim që implikonte vëllanë e tij në trafik lëndësh narkotike, por që më vonë rezultoi i manipuluar. Ish deputeti demokrat u dënua me burgim për këtë çështje.

Një tjetër ushtarak do të kthehet në Ministrinë e Brendshme. Rama emëron këshilltarin e tij, Sandër Lleshaj. Përplasjet me presidentin e kohës, Ilir Meta, bëjnë që Lleshaj të dekretohet si ministër më 16 nëntor 2018. Ai do të qëndrojë në detyrë pak më shumë se dy vjet. Më 16 dhjetor 2020 do të largohet me dorëheqje, pas vrasjes në Tiranë të të riut Klodian Rasha, nga një efektiv i policisë. Ngjarja provokoi protesta të dhunshme në kryeqytet.

Kryeministri i rikthehet figurave politike në partinë e tij, duke zgjedhur Bledi Çuçin. Emri i tij do të rikonfirmohet si ministër i Brendshëm dhe në qeverinë e mandatit të tretë të Ramës, pas zgjedhjeve të vitit 2021. Por pas gati dy vitesh, në 8 korrik të 2023, ai do të shkarkohet papritur dhe pa ndonjë shpjegim.

Në vend të tij Rama çon në ministrinë e Brendshme Taulant Ballën. Por ai do të ketë një jetë më të shkurtër. Dhe pas pak më shumë se një vit, (28 korrik 2024) edhe ai do të shkarkohet. Sërish motivet mbetën të paqarta.

Këtë herë Rama ndërron strategji dhe vendos një emër pa peshë politike, Ervin Hoxhën. Ai do të qëndrojë deri në fund të mandatit qeverisës.

Në kabinetin e tij të ri, pas fitores së katërt radhazi në zgjedhjet e vitit 2025, Rama do të vendosë për herë të parë një grua në krye të ministrisë së Brendshme, Albana Koçiu. Por ajo do të qëndrojë vetëm 5 muaj, duke u ngjitur më pas në detyrën e zëvendëskryeministres.

Eshtë 26 shkurti i këtij viti, kur Rama ndryshon thuajse gjysmën e kabinetit. Në vend të Koçiut, shkon nga ministria e Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili dekretohet më 4 mars nga presidenti Begaj.

Por ndërsa për shumë vite ai kishte mbijetuar si zëvendës ministër i Brendshëm, në rolin e drejtuesit qëndroi vetëm pak më shumë se 6 muaj.

Ministrat e Brendshëm në qeveritë Rama:

-Saimir Tahiri: Shtator 2013 – Mars 2017

-Fatmir Xhafaj: Mars 2017 – Maj 2017

-Dritan Demiraj: Maj 2017 – Shtator 2017

-Fatmir Xhafaj: Shtator 2017 – Tetor 2018

-Sandër Lleshaj: Nëntor 2018 – Dhjetor 2020

-Bledi Çuçi: Dhjetor 2020 – Korrik 2023

-Taulant Balla: Korrik 2023 – Korrik 2024

-Ervin Hoxha: Korrik 2024 – Shtator 2025

-Albana Koçiu: Shtator 2025 – Mars 2026

-Besfort Lamallari: Mars2026 – Shtator 2026

-Ervin Demo: Shtator 2026

/Shqiptarja.com/

Next Post
Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Shpërthimi me eksploziv në Kamëz, zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In