• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolegji Zgjedhor ka në dorë të zbardhë një nga të vërtetat e 11 majit

by Desada Metaj
03/06/2025 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Kolegji Zgjedhor duket të jetë i vetmi institucion i drejtësisë që ka në dorë të zbardhë një nga të vërtetat e procesit zgjedhor të 11 majit. Bëhet fjalë për votën personale të kandidatëve të listave të hapura, disa prej të cilëve pretendojnë se votat u janë “tjetërsuar” gjatë procesit të numërimit.

Gjithçka nisi menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, ku disa kandidatë u ndanë me njëri-tjetrin me rezultat të ngushtë, duke bërë që çdo votë të numërohej me shumë kujdes dhe të mbahej shënim me rigorozitet. Nga PS, në këtë proces u përfshinë kandidatët Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia. Nga PD, rezultati i ngushtë mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, si dhe ai mes Arian Ndojit dhe Aulon Kalasë, bëri që mjeku i njohur dhe aktivisti të jenë tashmë në qendër të një lëvizjeje juridike (dhe politike) për të kërkuar të drejtën dhe të vërtetën e votave personale si kandidatë të listave të hapura.

Ndërsa Edi Rama e “zgjidhi” shpejt e shpejt me një mesazh “grindjen” e disa kandidatëve që kërkuan numërim, Sali Berisha u tregua fillimisht i hapur për transparencë. Por deklaratat publike të kryetarit të PD nuk ishin në sinkron me lëvizjet e përfaqësuesve të kësaj partie në KAS, të cilët hodhën poshtë kërkesën e kandidatëve Alimehmeti dhe Kalaja për rinumërim të votave për Tiranën.

Zyrtarisht, KQZ u ka dorëzuar, pas kërkesës, kandidatëve që kanë pretendime, filmimet e numërimit të votave. Me gjasë, ata dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë kanë konstatuar shkelje, teksa dorëzuan në KAS kërkesën për rinumërim. Por kjo kërkesë u hodh poshtë me pretendimin se një kërkesë e tillë duhej të paraqitej nga subjekti politik dhe jo nga kandidati. Në këtë rast, PD i “braktisi” kandidatët e saj, duke hedhur poshtë të drejtën e tyre për transparencë dhe duke e bërë Sali Berishën të dukej paksa gënjeshtar në premtimet e tij publike.

I vetmi anëtar i KAS që votoi pro kërkesës së kandidatëve të PD për transparencë, Ilir Rusmali, u sulmua fort nga PD, pasi me gjasë doli nga rreshti i “marrëveshjes” mes PS dhe PD për të mos hapur telashe vetes me rinumërim votash.

Tashmë, kandidatët e PD kanë dorëzuar kërkesën në Kolegjin Zgjedhor për të kërkuar të drejtën e rinumërimit të votave. Në dorë të këtij kolegji duket se është edhe fati i zhvillimeve politike (dhe jo vetëm) të partive politike, pas një fushate të personalizuar mes Ramës dhe Berishës dhe listave me besnikë të dy forcave kryesore.

Është e qartë se as Rama dhe as Berisha nuk duan hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, sidomos në Tiranë, ku ylli i PS shkëlqen me 20 mijë votat e Blendi Gonxhes dhe ku diferenca mes kandidatëve të PD është e vogël. Në kutitë e Tiranës dhe Durrësit, ndoshta mund të ketë të papritura të pakëndshme për PS dhe PD. Ndaj, para kësaj mundësie të vështirë për t’u kapërcyer, pas një procesi zgjedhor me shumë pikëpyetje, siç kanë bërë dhe herë të tjera për llogari të status quo-së së tyre, Edi Rama dhe Sali Berisha kanë përcaktuar kufijtë e lojës duke mos lejuar rinumërim.

Një sqarim juridik i detyruar: në një nga daljet e tij, Sali Berisha deklamoi me të madhe se ai është për transparencë dhe se do të mbështeste kandidatët e tij për t’iu drejtuar KAS-it. Nga ana tjetër, sqaroi ndër të tjera se fillimisht duhet të sqarohej çështja e pavlefshmërisë dhe, pastaj, nëse kandidatët kishin pretendime për “tjetërsime” votash, duhet të paraqiteshin te ai që, si kryetar i “subjektit zgjedhor”, të kërkonte në një moment të dytë edhe transparencën, pra rinumërim ose rivlerësim të votave. Në fakt, Kodi Zgjedhor është pak ndryshe. Kodi Zgjedhor, në nenin 124, pika 2, fjalia e dytë ka këtë parashikim: “Ankimi ndaj vendimit mund të përmbajë ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore ose/dhe pavlefshmërinë e rezultatit në një apo disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi”.

Me fjalë të tjera, kur një subjekt zgjedhor ka pretendime të të dyja llojeve – pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe rinumërim/rivlerësim të zgjedhjeve – ato mund të paraqiten njëkohësisht në KAS. Nuk është e detyrueshme që fillimisht të ezaurohet ankimi për pavlefshmëri dhe më pas, në një moment të dytë, ankimi për “rinumërim/rivlerësim”. Fakt është që subjekti PD, si parti politike, ka kërkuar vetëm pavlefshmëri të zgjedhjeve (në qarqe të caktuara), pa kërkuar edhe transparencën e votave!

Tashmë, që ankimi i subjektit PD është paraqitur vetëm me kërkesën për pavlefshmëri (pa e shoqëruar edhe me kërkesën për transparencë të numërimit/rivlerësimit), me shumë gjasë nuk ka më hapësirë që të kërkohet nga PD “në një moment të dytë” transparenca.

Nga ana tjetër, deri më tani është mbajtur si praktikë e mëparshme që “kandidatët e një partie” nuk mund të paraqesin një ankim të pavarur nga subjekti i tyre. Një rregull alogjik dhe diskriminues (vini re: deri edhe kandidatët e pavarur e kanë një të drejtë të tillë). Kjo praktikë, nëse nuk ndryshohet nga Kolegji Zgjedhor, do t’i vërë një kapak të rëndë kërkesës legjitime të kandidatëve për transparencën e votave të tyre. Kjo do të ishte as më pak e as më shumë një “beseprerje” që partia u bën kandidatëve të vet!

Next Post
11 shkurti/ Çollaku: Deputetët e PD, po kërcënohen të marrin pjesë në protestë!

“PD ka nevojë për rikonceptim”/ Kreshnik Çollaku: Në këtë gjendje që jemi nuk do të fitojmë kurrë

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 weeks ago

    Bese prerja,do ishte fatale,po te behej nga njerzit,jo nga ndytsirat,sic jane komunisti,spiuni,ose me mire monstra e vicidolit,me k/hajdutin edvin karapushtin.Kta te dy,bashke me monstren tjeter te cepanit,vollon,plackiten e detyruan shqiptaret te braktisin vendin.Po nuk na ndihmuan SHBA,kta zdo largohen,nga pushteti i pa merituar,deri sa te ngordhin.Ne si popull,jemi te pa zotet,frikacake,servil e te pa vlere ,per te drejtat elementare tonat.

    Reply
  2. ppa says:
    2 weeks ago

    ….jemi te pa zotet, frikacake, servil e te pavlere, sic pohon vete ti anonymous.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Rekursi i Erion Veliajt mbërrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

June 14, 2025
Rriten përsëri tensionet/ Irani: Sulme shkatërruese brenda pak orësh! Izraeli: Bombardime ajrore të rëndësishme në proces

Rriten përsëri tensionet/ Irani: Sulme shkatërruese brenda pak orësh! Izraeli: Bombardime ajrore të rëndësishme në proces

June 14, 2025
Lufta Izrael-Iran/ Starmer: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

Lufta Izrael-Iran/ Starmer: Po zhvendosim mjete dhe avionët tanë në Lindjen e Mesme

June 14, 2025
Tre arsyet që i shpëtuan jetën të mbijetuarit të vetëm nga rrëzimi tragjik i “Air India”

Tre arsyet që i shpëtuan jetën të mbijetuarit të vetëm nga rrëzimi tragjik i “Air India”

June 14, 2025
Netanyahu tha se Irani po prodhon bombë bërthamore! Analiza e CNN: Sa të sakta janë pretendimet e kryeministrit Izraelit?

Netanyahu tha se Irani po prodhon bombë bërthamore! Analiza e CNN: Sa të sakta janë pretendimet e kryeministrit Izraelit?

June 14, 2025
Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

Etapat që i frikësohet Berisha, arsyet e mjedisit toksik në PD

June 14, 2025
1.100 familje të tjera përfitojnë kredi të butë, Veliaj: Tirana nuk lë pas askënd

1.100 familje të tjera përfitojnë kredi të butë, Veliaj: Tirana nuk lë pas askënd

June 14, 2025
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin

Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin

June 14, 2025
Pasojat e rënda të një harte administrative

Financat publike, pagat e magjistratëve dhe qytete që vdesin

June 14, 2025
Shkolla verore në arsimin publik, 1 mijë nxënës në Tiranë e Durrës lojëra e ushqim me mësuesit e tyre

Shkolla verore në arsimin publik, 1 mijë nxënës në Tiranë e Durrës lojëra e ushqim me mësuesit e tyre

June 14, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com