• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kolegët lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri, iu gjetën 340 milionë lekë në banesë

by Java News
12/11/2017 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtarin Shkëlim Miri. Ishte kërkesa e prokurorisë që gjyqtari të lihej në burg për të vijuar hetimet.

Gjyqtari u ndalua tre ditë më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrajse Gentian Doda.

Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 340 milionë lekë të vjetra. Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Miri rrezikon një dënim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria.

Me masën e dhënë nga gjykata nuk u pajtua avokati mbrojtës, Ardian Visha, i cili tha se nuk ka prova për ta mbajtur në burg. Sa i takon shumës së konsiderueshme të parave që iu gjetën në banesë gjyqtarit, Visha tha se ato janë të ligjshme dhe të siguruara nga të afërmit të cilat do përdoreshin për të blerë një banesë dhe ndërhyrjen kirurgjikale për gjyqtarin i cili sipas tij vuan nga një sëmundje e rëndë.

“Për pjesën e gjetur në dhomë janë para të familjarëve të gjyqtarëve, janë marrëdhënie kontraktuale mes gjyqtarit dhe të afërmve. Një pjesë e parave do përdoreshin për banesë dhe pjesa tjetër për një ndërhyrje kirurgjikale për gjyqtarin i cili vuan nga tumori në kokë”, tha Visha.

Dyshohet se pasi është dorëzuar shuma prej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej.

Është zbuluar se i arrestuari Alban Buçi, një prej sekserëve që është bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës.

Hetimet për të kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë.

a.ç

Next Post
Milionat në banesën e gjyqtarit, avokati: Do bëhej operacion, vuan nga tumori në kokë

Milionat në banesën e gjyqtarit, avokati: Do bëhej operacion, vuan nga tumori në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In