• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolegë mësues, ju përulem me respekt se drita e diturisë përpara do të na shpjerë

by Pëllumb Karameta
05/03/2022 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Karameta

Në 7 Mars, Shqipëria dhe Kosova festojnë ditën e Mësuesit, sikundër shtete të tjerë që i nderojnë mësuesit në ditë të caktuara. UNESCO, në vitin 1994, përcaktoi 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit për Statusin e Mësuesve, të miratuar nga ana e ILO / UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Njëherazi, “Betimin e Mësuesit” të hartuar nga pedagogu zviceran Robert Dottrens. 7 Marsi festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet e trevave shqiptare, për të kujtuar e nderuar mësuesit për përkushtimin e tyre në përgatitjen e brezave të rinj.

Zanafilla e kësaj Feste përkon me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, në Mars të vitit 1887. Atëbotë, kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi, në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit osman. Nuk si të ketë popull në Europë, që në rrjedhat e historisë, të ketë sakrifikuar për arsimin, shkrimin dhe gjuhën e vet, aq sa ka sakrifikuar populli ynë. Sepse, për ne shqiptarët, gjuha dhe shkolla shqipe janë thesaret nga më të vyerit, ndërsa vlerën e mësuesit e kemi njehsuar me vlerën qiellit që nuk matet kurrë, pasi – siç kanë thënë të urtit – ai ka konsumuar veten, për t’u ndriçuar udhët të tjerëve.

Dita e Mësuesit është ngjarje me rëndësi të spikatur kulturore në trevat shqiptare. Në këtë ditë, kujtohen mësuesit që fëmijëve u mësuan dhe u mësojnë shkronjat shqipe, historinë dhe poezitë tona të bukura, shkencat, artet dhe sportin. I nxitën dhe i nxitin si të mësojnë, të përgatiten dhe t’i përkushtohen të ardhmes; si ta duam dhe respektojmë familjen, pronën, atdheun. U hapën dhe po u hapin horizontin e ideve dhe dëshirave, ambicieve dhe aspiratave, për të shkuar, përtej orës së mësimit dhe marrëdhënies së ngushtë me librin, drejt hapësirave demokratike të qytetarisë. Që i ndihmuan dhe i ndihmojnë të përthithin kulturën e projektit me bindjen se janë projektet ato me të cilët realizohen ëndrrat.

Për të mundësuar më të mirën për nxënësit tanë, si mësues, vlen të kuptojmë se për çfarë kanë vërtet nevojë ata, çfarë po prodhojmë aktualisht në shkollat tona dhe të gjejmë se çfarë mund të bëjmë ndryshe. Gjej me vend këtu të risjell porositë e  Presidentit Linkoln për mësuesin e djalit të tij: “Ai (djali i tij) do të duhet të mësojë, e di, se të gjithë njerëzit nuk janë të drejtë, të gjithë njerëzit nuk janë të vërtetë. Por mësojini atij, gjithashtu, se për çdo të poshtër ka një hero; se për çdo politikan egoist ka një lider të përkushtuar… Mësoji se për çdo armik se ka një mik, largojeni nga zilia, nëse mundesh, mësojini atij sekretin e të qeshurit të qetë…. Mësojini, nëse mundeni, mrekullinë e librave… Por jepini edhe kohë të qetë për të medituar misterin e përjetshëm të zogjve në qiell, bletëve në diell dhe luleve në një kodër të gjelbëruar. Në shkollë, mësojeni se është shumë e nderuar të dështoni sesa të mashtroni… Mësojini atij të ketë besim në idetë e tij, edhe nëse të gjithë i thonë se e ka gabim… Mësojeni atë të jetë i butë me njerëzit e butë dhe i ashpër me të ashprit. Mundohuni t’i jepni djalit tim forcën që të mos ndjekë turmën, kur të gjithë hipin në karrocën e bandës… Mësojini atij të dëgjojë të gjithë njerëzit… por mësojeni edhe të filtrojë gjithçka që dëgjon në një ekran të së vërtetës dhe të marrë vetëm të mirat që vijnë… Mësojini atij të shesë trurin e tij tek ofertuesit më të lartë, por kurrë të mos vendosë një çmim në zemrën dhe shpirtin e tij …”.

Për të mundësuar më të mirën për nxënësit tanë, duhet të kuptojmë se shoqëria jonë po evoluon dhe po përgatitet për të sfiduar devijimet që e pështjelluan jo pak, duke riorganizuar themelet, duke ripërcaktuar perspektivat dhe qëllimet e saj. Do na duhet të ndryshojmë, njëherazi, mjaft nga perceptimet tona për arsimin. Të gjithë ne mësuesit lypset të mendojmë ndryshe, por dhe të kuptojmë pse duhet të mendojnë ndryshe.

Sot askush nuk dyshon më që cilësia e një sistemi arsimor nuk mund ta kalojë cilësinë e mësuesve të tij dhe se e vetmja mënyrë për të përmirësuar rezultatet e nxënësve është përmirësimi i arsimit. Sepse arsimi i mirë është faktor i begatisë dhe i mirëqenies shoqërore; sepse arsimimi i mirë i fëmijëve përmirëson shanset e tyre në jetë. Të gjithë e dimë se arsimi mund të sjellë zhvillimin e qëndrueshëm në shoqërinë tonë; mund të sjellë më shumë drejtësi, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim ndërmjet njerëzve. Pasi jetojmë në Evropë, atje ku besimi në vlerat e arsimit përbën, ndoshta, një nga ideologjitë më të rëndësishme dhe më të përhapura. Për të mundësuar më të mirën për nxënësit tanë, ne po punojmë të përkushtuar që ndryshimi në arsim të na afrojë me Evropën. Me shpresën që, hap pas hapi, të përmirësojmë treguesit e arritjeve dhe t’u ofrojmë nxënësve praktika më të mira për të nxënë; që të gjithë ata të mund të aftësohen të mësojnë dhe të vetëzhvillohen, sepse janë gjëja më e rëndësishme për ne.

Të gjithë ne dimë fort mirë se, kur të dhënat, entuziazmi dhe kërkesat për cilësinë e shkollimit rriten, vështirësitë për të ndryshuar bëhen gjithnjë e më të qarta, më urgjente. Askund, sfida për risi dhe efektivitet nuk duket të jetë më e mprehtë se sa në mjediset tona arsimore. Por, do duhet të risjellim ndër mend se praktikat e vjetruara mësimore dhe skepticizmi u rezistojnë ideve të reja, ndërsa shkollave u duhet të bëjnë më shumë që “t’i kthejnë borxhin” shoqërisë.

Tani, kudo, pranohet që sistemi arsimor dhe praktikat shkollore duhen përsosur më tej për të orientuar dhe plotësuar nevojat arsimore për të gjithë nxënësit. Nëse nuk e kuptojmë këtë, do të zhgënjenim jo vetëm veten, nxënësit dhe studentët, por dhe brezat e ardhshëm të cilëve do t’u duhet të konkurrojnë në një botë të ndërkombëtarizuar. Ja pse është e dëmshme, kolegë të nderuar, t’i dorëzohemi konservatorizmit apo skepticizmit në arsim. Gjeneratat e reja kërkojnë arsimin që i përgatit për kohët kur fushat e betejës do të kthehen në fusha tregtare, kur mendjet do të kthehen në “horizonte idesh”, kur hapësira arsimore shqiptare e pa diskriminuar të ndajë me hapësirën evropiane të njëjtat cilësi, vlera dhe qëndrime. Këndej, do mund të kuptojmë se, në vitet që vijnë, ata mësues që nuk nxënë çdo ditë, do ta kenë të vështirë të gjejnë punë; se organizatat arsimore që nuk nxënë përherë, nuk do mund të mbijetojnë; se shkollat, kolegjet dhe universitetet, që nuk do venë në qendër nxënësit / studentët – pra, që nuk do të plotësojnë nevojat e tyre – do t’i kenë të pakta shanset që të regjistrojnë studentë të rinj, pavarësisht përmirësimeve që mund t’u bëhen sistemeve të administrimit, të rekrutimit, të sigurimit të cilësisë etj.

Jam kolegu juaj dhe i përkas brezit kur etja për dije ishte domosdoshmëri, nga fëmija që lind, deri te njeriu pa moshë. Ndërkaq, ndihem me fat që po jetoj ditët kur etja për të ndërtuar dhe përdorur dijet po bëhet frymë. Për t’i shërbyer të sotmes dhe për t’iu përkushtuar të nesërmes. I bindur në shpirt se drita e diturisë përpara do të na shpjerë.

Tiranë, më 05/03/2022

Next Post
VIDEO/ Tifozët ndezin stadiumin në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, ndërpritet ndeshja

VIDEO/ Tifozët ndezin stadiumin në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, ndërpritet ndeshja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

August 11, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com