• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kolaudimi, torturë për qytetarët. Reagon ministri Haxhinasto

by A R
26/12/2015 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shqetësimit të ngritur nga Ora News mbi rradhët kilometrike në pikën e kolaudimit të automjeteve në kryeqytet, Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar  në orët e pasdites një  inspektim të papritur në mjediset e pikës se kolaudimit të makinave në Prezë të Tiranës.

Ministri Haxhinasto tha se nga kompania SGS që ka konçesionarin e kolaudimit kërkohet performancë më e mirë.

Problemi i ngritur nga OraNews

Kolaudimi i makinave në këtë fundvit mbetet një shqetësim për qytetarët të cilët e shtynë këtë proces deri në ditën e fundit të vitit, duke vënë në vështirësi veten dhe autoritetet e kolaudimit për shkak të grumbullimit të fluksit në fund të dhjetorit.

“Ora News” solli pamjen që ishte sot ne pikën e kontrollit të automjeteve në Tiranë.

Mbi dy kilometra ishte vargu i makinave të cilat presin në radhë ndërkohë që drejtuesit e këtij shërbimi garantojnë shërbim me intensitet deri më 31 dhjetor duke përfshirë edhe ditët e pushimit.

Drejtuesit e automjeteve që presin me orë apo ditë të tëra për të kaluar “testin” e përvitshëm.

“Kam që në orën 5 të mëngjesit. Kam lënë makinën natën këtu dhe erdhëm tani në 5 të mëngjesit”, thotë një qytetar.

“U bë katër orë që pres. Kam ardhur që në mëngjes, në orën 6. Kjo është dita e dytë që vij. Këtë vit është më keq se vitin e shkuar”, thotë një tjetër qytetar.

“Kam ardhur që në katër të mëngjesit”, shprehet qytetari tjetër, ndërsa shton se nëse nuk mbaron punë “do të vi që në 12 të natës për ta gdhirë këtu”.

“Ora News” ka kontaktuar me drejtuesit e kolaudimit të cilët shprehen se puna në këtë pikë nuk është ndalur për asnjë moment, duke nisur që nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas drejtuesve puna do të vijojë me intensitet edhe ditën e dielë për të vijuar deri në ditën e fundit të vitit 2015.

Megjithatë qytetarët shprehen të shqetësuar pasi po detyrohen të presin me orë të tëra për të kryer aktin e kontrollit teknik. Fluksi është shtuar ndjeshëm këto ditë edhe për arsyen e thjeshtë se të gjithë e lënë për ditët e fundit kryerjen e kolaudimit të automjeteve dukë shkaktuar kaos.

Qytetarët janë të detyruar të përfundojnë kolaudimin e makinës deri në fund të vitit në të kundërt në janar të 2016-ës ata do të paguajnë kolaudimin edhe taksat e makinës për dy vite.

/Oranews.tv/

Next Post

Censura, Kina dëbon gazetaren franceze pas kritikave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In