• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kolaudimi i makinave/ Autoriteti i Konkurrencës: Duhet liberalizuar tregu!

by Java News
22/03/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi, dje, gjatë prezantimit të raportit vjetor, tha se gjatë vitit 2018 ky institucion ka hetuar tregun e kolaudimit të makinave dhe transportit ajror. Pas përfundimit të hetimit në koncesionin e kolaudimit të makinave, Latifi u shpreh se kompania “SGS Albania” ka abuzuar me pozitën dominuese dhe për këtë i është kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës që të kryhet liberalizimi i tregut.

“Komisioni i Konkurrencës, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në tregun e kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, ka konstatuar abuzimin me pozitën dominuese të ndërmarrjes ‘SGS Albania’ dhe ka vendosur gjobitjen për shkelje të konkurrencës, në masën 5,69 për qind të xhiros totale të ndërmarrjes për vitin paraardhës financiar 2017, gjobë e cila është ekzekutuar”, u shpreh Latifi. Referuar raportit vjetor, Autoriteti, ndër të tjera, rekomandon edhe rishikimin e afatit për kolaudimin e makinave.

“T’i rekomandohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si vijon: liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse e ofron pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian. Rishikimin e manualit teknik dhe sidomos të afatit të testimit të mjeteve për t’u pajisur me certifikatën e kontrollit teknik”, thuhet në raport. Autoriteti i Konkurrencës për situatën e krijuar i është drejtuar me një sërë rekomandimesh Ministrisë së Transportit, por ato nuk janë marrë parasysh.

Ahmetaj

“Kemi bërë rekomandime për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si në rastin e koncesionit të SGS, kolaudimit të makinave, ashtu edhe për koncesionin e Portit të Durrësit në kaladën lindore. Për të dyja këto raste kemi dhënë rekomandime për ndryshime të kuadrit ligjor. Por nuk janë marrë në konsideratë nga ministria. Kemi dhe disa shkresa zyrtare që i kemi dërguar këtij institucioni, por nuk kemi pasur ndryshim të situatës”, u shpreh Juliana Latifi, kryetare e Autoritetit.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se koncesioni i kolaudimit të makinave është një turp, i cili nuk ka përmirësuar investimet dhe nuk ka ulur kostot. Kryetari i Komisionit, Ahmetaj, i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës që për rastet kur qeveria nuk reagon, rekomandimit t’i përcillen Kuvendit.

“Koncesioni i kolaudimit të makinave është turp. Ju keni marrë një qëndrim, keni vendosur një gjobë, e cila është e drejtë. Pra, përveç investigimit fillestar, Autoriteti duhet të kryejë një monitorim deri në investigim të prishjes së atij koncesioni. Pra, një praktikë monopol, që nuk përmirësoi radhën dhe nuk uli koston. Duhet të dilni me propozime konkrete për ndryshimin e këtij tregu për Kuvendin, që më pas do t’i përcillen qeverisë”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj: Hetoni transportin ajror, abuzojnë me çmimet e biletave

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i kërkoi dje Autoritetit të Konkurrencës të hetojë tregun e transportit ajror, pasi po abuzon me çmimin e biletave. Ahmetaj tha se dëmi në kurriz të qytetarëve llogaritet në vlerën e 200 milionë eurove. “Në punën tuaj do të doja të fokusoheshit edhe në transportin ajror, i cili për konsekuencë gjeografikë dhe të zhvillimit të sektorit, ka dominim të operatorëve. Janë dy grupe operatorësh të mëdhenj që dominojnë tregun shqiptar. Si ka mundësi që çmimi i biletave është më i shtrenjtë për gati segmente të ngjashme brenda Italisë apo Austrisë. Hetimi mund të kalojë edhe jashtë Shqipërisë për ta krahasuar dhe ju duhet të dilni me një vlerë dëmi për konsumatorin shqiptar. Për çmimin e biletave, për shkak të një tregu që nuk është i lirë, por edhe për shkak se kemi vetëm një aeroport, dëmi i konsumatorit shqiptar mund të shkojë deri në 200 milionë euro”, u shpreh Ahmetaj.

 

/a.meta

Next Post
Sulltan Novruzi/ Veliaj dhe Selimllari shërbejnë drekën për personat në nevojë

Sulltan Novruzi/ Veliaj dhe Selimllari shërbejnë drekën për personat në nevojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com