• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëfortësia e Bashës/ PPE le në mëshirë të fatit PD, negociatori McAllister braktis ndërmjetësimin

by Java News
19/04/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Askush nuk e merr përsipër Lulzim Bashën për ta rikthyer në institucione, pasi kanë parë se ai është nën presion për të mos dalë nga çadra. Keshtu qe demokratët kanë humbur përfundimisht mbështetjen e faktorit ndërkombëtar përsa i përket protestës dhe kërkesave të tyre.

I fundit që ka braktisur Lulzim Bashën ka qenë zëvendëspresidenti i Partive Popullore Europiane, David McAllister, i cili deri më tani nuk pranon të jetë ndërmjetës i dialogut, ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Duke qenë që Partia Demokratike është pjesë e Partive Popullore Europiane, mendohej se ndihma dhe zëri i tyre do të ishin në favor të opozitës. Por siç edhe shihet ka ndodhur krejt e kundërta.

David McAllister nuk i është përgjigjur thirrjes së dyshes mazhoritare, Rama-Meta, të cilët kanë kërkuar që PPE të jetë ndërmjetëse e dialogut me opozitën dhe përfaqësuesin e saj kryesor, Lulzim Bashën.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, i përfolur si ndërmjetësuesi i një tryeze të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, për gjetjen e një kompromisi nuk do të jetë në Tiranë, të paktën deri në fund të kësaj jave. Konfirmimi vjen nga zyra për shtyp e Parlamentit Europian.

Në përgjigje të interesit lidhur me një zgjidhje të mundshme që McAllister do t’i propozojë palëve në tryezë, zëdhënësi i PE-së është shprehur se fatkeqësisht, eurodeputeti nuk mund të japë komente të paktën deri në fund të kësaj jave. Sipas tij, McAllister është angazhuar në një tjetër detyre në Pakistan.

Përpjekja e faktorit ndërkombëtar për kapërcimin e situatës së vështirë ku gjendet politika shqiptare, vjen disa ditë pas apelit të Zv/Presidentes së Komisionit dhe Shefe për Politikën e Jashtme në BE Europian Federika Mogherini, si dhe komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn, drejtuar opozitës.

Në ditët e fundit duket sikur po krijohet një rrethim demokratik ndërkombëtar kundër çadrës së protestës së PD. Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalësonte integrimin e Shqipërisë.

Edhe personazhe të tjerë nga faktori ndërkombëtar kanë reaguar kundër bojkotit dhe protestës së opozitës si edhe ndaj kushtit të vetëm të saj, krijimin e një qeverie teknike. Me anë të Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, BE theksonte se Parlamenti duhet të jetë funksional edhe për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, tha ajo.

Ndërsa eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, i cili në 21 shkurt do të shkruante në Tuitter se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”.

Duke i dhënë kështu Bashës një tjetër mesazh se është në rrugën e gabuar.Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ish-ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë i ka dërguar një letër Bashës.

Në letrën e tij, Jung shprehet në emër të CDU-CSU-së se “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU”. Të gjitha këto deklarata tregojnë që opozita është krejtësisht e braktisur nga ndërkombëtarë

ma.me

Next Post
Ronaldo: Mos harroni, i beme gjashtë gola një ekipi të madh

Ronaldo: Mos harroni, i beme gjashtë gola një ekipi të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In