• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: U frymëzova nga Bujar Kapexhiu, as unë nuk votoj!

by A R
26/06/2019 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas karikaturistit Bujar Kapexhiu, pedagogut Mark Marku, intelektualit Fatos Lubonja apo edhe gazetares Sonila Meço, ka ardhur edhe reagimi i fortë i politikanit Koço Kokëdhima.

Ai deklaron se nuk do të votojë dhe do të bojkotojë zgjedhjet:

“Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh është bërë masive. Asaj i janë bashkuar dhe po i bashkohen me dhjetra figura publike dhe politike.

Jam i gëzuar ta deklaroj mbështetjen e partisë ‘Zgjidhja’ krahas me Bujar Kapexhiun, Neritan Liçajn, Fatos Lubonjën, Flutura Açkën, Besnik Mustafain, Agron Gjekmarkajn, Rudi Erebarën, Robert Budinën, Ardian Isufin etj.

Partia ‘Zgjidhja’ i ftoi të gjithë shqiptarët që të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Zhvilluam një fushatë intensive kundër pjesëmarrjes në votime në zgjedhjet e ndyra e të pareformuara që bënë Rama&Basha.
Pjesëmarrja ishte vetëm 36.6 për qind, më e ulëta në historinë e pluralizmit shqiptar.

Nuk i pranuam në asnjë moment këto zgjedhje dhe pushtetin e prodhuar prej tyre.

Sërish, pas dy vitesh, në Kongresin e I-rë të partisë ‘Zgjidhja’, më 11 maj të këtij viti, shpallëm bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. I refuzuam zgjedhjet jogjithëpërfshirëse të Rilindjes, që e përçajnë edhe më tej popullin tonë të shumëvuajtur.

Gjithë këto vite, inteligjenca dhe shoqëria civile e Shqipërisë, gazetarët dhe opinionëbërësit, në shumicën e tyre, nuk i kanë mbështetur kauzat e mëdha të Shqipërisë për demokratizimin e zgjedhjeve, qeverisjes dhe partive, për reformën e thellë kushtetuese dhe rivendosjen e sovranitetit të popullit të grabitur nga dy-tre kryetarë partish. Kanë mbyllur sytë përpara krimeve të panëmurta elektorale të ushtrive të militantëve të të dy krahëve që plaçkisin zgjedhjet dhe shtetin e shqiptarëve.

Partia ‘Zgjidhja’ ka mbështetur çdo nismë që ndihmon popullin tonë për të dalë përfundimisht nga kriza ciklike që po e shkatërron këtë vend të bekuar.

Kriza e ka burimin te deformimet e sistemit, te shkatërimi i lirive dhe zëvendësimi i sundimit të ligjit me pushtetin e marrëveshjes PS-PD, tek rënia e zgjedhjeve, tek mungesa e përfaqësimit dhe e pluralizmit të vërtetë demokratik.

#Edheunë është e vonuar. Do të ishin kursyer shumë kohë dhe shkatërrime, po të ishim zgjuar më shpejt.
Gjithësesi, më mirë vonë se kurrë”, u shpreh Kokëdhima.

Next Post
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: T’i s’je i zoti, t’i je njish

VIDEO/ Rama ironizon Bashën: T'i s’je i zoti, t'i je njish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com