• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima sulmon Blushin: Vizion zhgënjyes

by A R
02/11/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PS Koço Kokëdhima ka komentuar krijimin e partisk më të re nga Ben Blushi, i larguar nga partia Socilaiste së bashku me deputeten Mimoza Hafizi.

Sipas Kokëdhimës, Blushi dështoi të jepte kontributin brenda PS-së për kulturë institucionale, duke shtuar se vizioni i LIBRA është zhgënjyes. Sipas Kokëdhimës fjalimi i Blushit kishte konstatime sipërfaqësore dhe përshkohej nga romantizmi i një shkrimtari.

Gjithsesi m idis rreshtash ai kritikon edhe klimën aktuale të PS, që sipas Kokëdhimës detyroi Blushin të largohej ndaj ish-deputeti ngulmon se partia duhet reformuar.

Ja postimi i Kokëdhimës:

Vizioni i LIBRA-s, zhgënjyes
Blushi dështoi të jepte kontributin e tij në PS, për zhvillimin e një kulture institucionale dhe për të instaluar një debat konstruktiv brenda saj. Largimi i Blushit dhe Hafizit është një humbje për Partinë Socialiste. Blushi dhe Hafizi janë dy intelektualë me vlera e kontribute ndër vite për vendin dhe për Partinë Socialiste.
Dje, Blushi promovoi partinë LIBRA. Kjo parti do të mobilizojë kryesisht të majtë e socialistë të zhgënjyer. LIBRA, ështe një përpjekje e respektueshme për pasurimin e debatit politik e kulturor dhe për përmirësimin e ofertës politike. Ajo erdhi edhe si pasojë e mungesës së demokracisë, parimeve, normave dhe rregullave të funksionimit e bashkëjetesës në diversitet mendimesh e solidaritet në Partinë Socialiste.
Nga divorci i Blushit dhe Hafizit me PS-në kuptohet edhe më mirë nevoja për reformimin e PS-së me qëllim që të eleminohet ekzistenca e atyre problemeve të mprehta që kanë partitë politike në vend, që shfaqen si mungesë e kulturës funksionale, si mungesë e standarteve bashkëkohore të menaxhimit të tyre, si mungesë e hapësirave që duhet t’u garantohen anëtarëve për debat, për t’u dëgjuar, për t’u përfshirë në çështjet më të rëndësishme të politikëbërjes, qeverisjes dhe për t’u dhënë atyre mundësi dhe kushte për karrierë të shëndetëshme e të merituar.
Në prezantimin e LIBRA-s, fjalimi i Blushit ishte zhgënjyes. Ai përshkohej nga konstatime sipërfaqësore dhe nga romantizmi i një shkrimtari. Mungoi qartësisht vizioni i tij për të ardhmen e vendit dhe për zgjidhjet që pret populli nga politika.

/a.m.

Next Post
UNESCO: ‘Një gazetar vritet në çdo pesë ditë’

UNESCO: 'Një gazetar vritet në çdo pesë ditë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In