Deputeti Koço Kokëdhima, mori fjalën pas ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë lidhur me çështjen CEZ dhe më pas u largua nga salla e Kuvendit. Deputeti i Partisë Socialiste, Kokëdhima theksoi se në foltore nuk do të flasë për Berishën, por për pasojat e qeverisjes së tij 8-vjeçare. Socialisti Kokëdhima deklaroi se koha që përdoret nga foltorja e Kuvendit, është koha për qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Sa maskarallëqe nxjerr nga goja Saliu. Saliu është ajo lloj kufome që ka nusëruar dy herë dhe që nuk do të ketë më asnjë shans tjetër. Nuk kam pikë dëshire që të merrem me të, por sigurisht që me pasojat e qeverisjes dhe të punës së tij do na duhet të merremi për shumë vite. Ikën Saliu shpif dhe ikën dhe ai thotë se jeni në kohën time. Në fakt koha që ne përdorim këtu është koha e këtij Parlamenti, e këtyre deputetëve, i këtij populli dhe është koha që duhet ta përdorim për t’i dhënë zgjidhje situatave shumë të rënda, në të cilat ndodhim pas 25 vitesh”, tha Kokëdhima.