• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: Rama tallet me popullin, koncesionet po i pijnë gjakun vendit

by Java News
25/04/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i lëvizjes ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me koncesionin  e laboratorëve

“Kryeministri i kaloi edhe një herë caqet e paturpësisë dhe të talljes me popullin tonë.

“Rama, pa pikën e turpit dhe në mënyrë antiligjore u dhuron miqve të tij një koncesion 100 milionë dollarë për analizat mjekësore të njerëzve më të varfër të këtij vendi.
Unë e denoncoj me rreptësinë më të madhe këtë maskaradë që konsiston të nxjerrësh dhjamë nga shtresat më në nevojë që s’kanë se ku t’i bëjnë analizat veçse në shtet. Edhe në spitale tona shtetërore, aty ku laboratorët e analizave që do mbyllen punësojnë personel mjekësor në shërbim të popullit, kryeministri gjeti mënyrën më të keqe për të bërë para për grupet private të biznesit.

Nuk janë vetëm 100 milionë dollarë të popullit që fluturojnë, por janë po ashtu dhe me dhjetëra e qindra gra e burra që punojnë në këta laboratorë publikë që do hidhen në rrugë. Jetët e tyre vlejnë shumë më shumë se fitimet e miqve të Edi Ramës” thuhet në reagimin e drejtuesit të lëvizjes ZGJIDHJA.

Duke i quajtur kryeministrin “mercenar të interesave private”, Kokëdhima thotë: “Kjo nuk është e majta për të cilën duam të luftojmë dhe për të cilën unë militoj prej vitesh.

Kjo nuk është Partia Socialiste që e ndihmova me gjithë forcën e idealeve të mia që të vinte në pushtet në 2013 për t’u vënë në shërbim të njerëzve dhe jo të organizatave fitimprurëse. Kjo është plaçkitje e vendit.

Më tej Kokëdhima shton: I gjithë buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i kalon 30 milionë dollarë. Dhe Rama me një të rënë të lapsit i jep mbi trefishin e kësaj shumë vetëm një kompanie private që e ka kapitalin 100 mijë lekë.

Në katër vjet mandat, vetëm në fushën e shëndetësisë ky është koncesioni i katërt shumë milionë dollarësh pas atyre të “check up”-it, të hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Tani Edi Ramës i ka mbetur që të japë me koncesion vetëm komisionet e qendrave të votimit.

Këto koncesione po i pijnë gjakun këtij vendi!

Kokëdhima premton se lëvizja ZGJIDHJA është dhe do të mbetet në mbrojtje të laboratorëve që janë dhe do të mbeten pronë e popullit shqiptar.

“Këta laboratorë do të duhej t’i merrnin ato 100 milionë dollarë që kryeministri do t’ua japë miqve të tij. Me këto para duhej të modernizoheshin dhe mirëadministroheshin laboratorët e shtetit. Por kjo qeveri e mbushur me tutkunë nuk është në gjendje dhe nuk di të zhvillojë dhe menaxhojë pronën publike” mbyll prononcimin e tij Kokëdhima./oranews

c.a

Next Post
Protestojnë ish-punonjësit e Kombinatit Poliçan: Duam pension

Protestojnë ish-punonjësit e Kombinatit Poliçan: Duam pension

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In