Nisma e qeverisë “Të pastrojmë Shqipërinë” është ndalur sot në qytetin e Sarandës. Gjatë fjalës së tij, deputeti i këtij Qarku, Koço Kokëdhima pohoi se reforma territoriale mbart një rëndësi të veçantë, ndërsa theksoi se ajo do ketë një impakt të madh.
Nga ana tjetër, ligjvënësi i majtë deklaroi se gjatë kohës që qeveriste Sali Berisha u degjenerua shteti. Kokëdhima tha se ‘shteti nuk duhet të jetë pro tenderave korruptive’. Ai bëri me dije në të njëjtën kohë se ka marrë fund braktisja 25-vjeçare ndaj fermerëve.
“Aktualsiht ka shumë zhvillime të reja pozitive në PS. Rajonizimi i PS ka për qëllim që të rris efektivitetin e burimeve njerëzore. Rajonizimi i PS dhe strukturës së saj politike ka për qëllim të krijoi një hapësire të re për të rinjtë dhe për ata që ëndërrojnë të bëhen politikan në të ardhmen”, pohoi Kokëdhima.
Sakaq, deputeti i PS-së, lëshoi një tjetër mesash të rëndësishëm ndërsa theksoi se: “S’kemi nevojë për një parti që ngrohen mbi bazë fisesh, por na duhet një parti e hapur për të gjithë gjeografinë, e shtresat e gjithë qytetarët. Në 2016 PS do shkojë në këtë event të rëndësishëm me dyfishim të radhëve të saj aktive. Me këtë rrugë do fitojmë zgjedhjet e vitit 2017 dhe do vazhdojmë të ndjekim këtë rrugë të zhvillimit”.