• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: Në PS kishte urrejtje të pashembullt ndaj lidershipit të LSI, isha garant i koalicionit

by A R
31/03/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për krijimin e koalicionit PS-LSI në 1 prill të 2013, ndikimin e tij në këtë marrëveshje, si dhe faktin pse doli garant i tij. Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Kokëdhima ka shpjeguar mënyrën sesi e ka parë ai ecurinë e deritanishme të koalicionit.

Ai thotë se ndërkohë që nesër shënohen 4 vite nga ky koalicion, prej tyre është bërë një punë e vlefshme, duke cilësuar si arritjen më të madhe reformën territoriale.

Sakaq, ai është ndalur edhe tek momentet që kanë krijuar probleme brenda koalicionit, dhe tek mënyra se si Rama e ka parë aleatin e tij në bashkëqeverisje.

“Në 4 vite u ndoq politika e gërryerjes së koalicionit. Sot koalicioni ka arritur në pikën më të ulët morale. Nga Rama Koalicioni nuk u pa si mundësi për rritje kredibiliteti, por si mundësi për të mbuluar gërryerjen e PS”, tha Kokëdhima.

Ai shtoi se PDIU u mor në koalicion, për t’i bërë presion LSI-së.

Si e kujtoni marrëveshjen e 1 prillit të PS-LSI?
Në 2005 bëra shumë përpjekje që e majta ë mos përçahej. Përçarja solli që e majta të ikte nga pushtetit, dhe erdhi Berisha pas rrënimit që i bëri vendit, dhe me ato q ndodhën në ’97. Kam ndikuar për marrëveshjen PS-LSI për zgjedhjet vendore, por kjo më pas nuk vijoi pasi ndikuan prioritet të tjera. Në 2009 kam ndikuar shumë për të realizuar koalicionin paraelektroral. Lidershipi i PS kishte një prioritet më të larta sesa garancia e PS dhe të majtës së bashkuar për të ardhur në pushtet. Ndaj u refuzua gatishmëria e LSI deri në momentin e fundit, dhe këto zgjedhje nuk i fituan vetëm. Në 2011 i kërkova Ramës t’i mbante hapur derën LSI dhe Ilir Metës se kisha besimin e plotë se do t’ i duhej PS bashkimi i së majtës. Nuk ndodhi kjo gjë. Dhe u ndoq rruga e një armiqësie me LSI dhe Ilir Metën. Kam punuar për të bashkuar koalicionin që do të fitonte zgjedhjet e 2013. Kam qenë garant i atij bashkimi, që kishte shumë vështirësi, pasi besimi i palëve nuk ekzistonte. Më kujtohet shumë mirë se në PS kishte një urrejtje të pashembullt për lidershipin e LSI. Pavarësisht të gjitha këtyre ajo funksionoi, dhe ai ishte një bashkim që mori një mbështetje të madhe popullore, dhe u certifikua me një rezultat të fortë në zgjedhjet e qershorit. Për ecurinë e këtij koalicioni mund të shikohen edhe anët pozitive, edhe të metat, edhe punët e mira, edhe mangësitë. Ky koalicion ka bërë punë të mira e të vlefshme. Puna më e bukur besoj se është reforma territoriale. Në 4 vite te tij ky koalicioni nuk krijoi institucione të së majtës së bashkuar, nuk krijoi standarde të përbashkëta për qeverisje. Nuk i krijua komunikim dhe bashkëpunim që duhet të kishin dy aleatë strategjikë. Praktika e këtyre viteve ishte një praktikë e gërryerjes së koalicionit. Marrëdhënia në koalicionin e së majtës, është shumë e dobët. Është shkatërruar çdo vlerë besimi.

Ç’ndodh kur shkatërrohet këto vlera besimi? A mund të vazhdojë në 4 vitet e ardhshme?
Koalicioni nuk u pasi një mundësi për të rritur cilësinë e qeverisjes, nuk u pa si një mundësi për të rritur kredibilitetin e PS, as për të rritur përmes këtij koalicioni impaktin dhe ndikimin elektoral të saj në treg. Koalicionet Rama i shikon si instrumente për të garantuar karrigen dhe pushtetin personal nga gërryeja e pozitës elektorale të PS. Po të shohim se në fillim të 2016,ndodhsta edhe në mars të 2015, kishte filluar të përfshihej PDIU në koalicioni e së majtës, dhe kjo nuk ishte diçka e natyrshme sepse e majtë kishte 85 vota, dhe nuk sillte ndonjë gjë të re se ç’thonin edhe 4 vota të tjera.

Pse u pranua PDIU në koalicion?
U pranua për kulturën diversive që ka lidershipi i PS në drejtim, dhe rikuperim duke importuar nga jashtë të gjithë erozionin që ai zhvilloi në PS. PS ka kaluar në këto 4 vite në gjendjen e saj më kritike në gjithë këto vite. Rama mori një parti të mirëfillte politike të organizuar në 2005, dhe sot ka një bashkësi parapolitike të zhytur në kaos ideologjik. PS është arratisur nga shinat e së majtës, dhe ka zhvilluar politika që vetëm me të majtën nuk kanë asnjë pikë lidhje. Për të kompensuar këtë rënie të pozitës elektorale të PS, përdoren këto lojëra politike. Edhe teoria që përmes marrjes së PDIU në koalicion të bëhej për të ndihmuar çështjen çame nuk është e vërtetë, unë mendoj se PDIU kur është në pusthet ka mundësi të ndikojë më shumë për çështjen çame, normalisht, por tani unë flas këtu për anën e shumicës. Nuk flas për PDIU, nuk kam asnjë paragjykim. Nuk zgjidhet çështja çame me atë gjuhë me Greqinë, por zgjidhet duke e forcuar marrëveshjet me vendin fqinj. I krijon dhe probleme 1 milionë emigrantëve shqiptarë atje.

Keni komunikim me Metën, çfarë i këshilloni atij për koalicionin?
Unë flas me Metën dhe të gjithë të tjerët për interesat e qytetarëve të Shqipërisë. I ftoj militantët e PS të kuptojnë , do kuptojmë që Rama po e çon në humnerë e humbje të pashmangshme jo në dekada, por në muaj. Rruga e pabesive, e intrigave, e përçarjeve, e çon në humbje Partinë Socialiste. I kam bërë thirrje socialistëve të bëjmë një mbledhje të jashtëzakonshme, të diskutojmë për demokracinë, rregullin dhe mbarëvajtjen e PS.  Sot ka dy çështje prioritare, gjendja e përgjithsme e PS dhe problematikat me të cilat përballet. Për shkak të budallaqeve të drejtimit amatoresk të lidershipit të kësaj partie, duhet të shohim në mënyrë imediate gjendjen e PS, para se të shohim koalicionin me LSI. Nuk duhet të hyjë në zgjedhje PS vetëm me të punësuarit e kryeministrit, por me të gjithë ata socialistë, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar kurrë. Duhet krijuar një situatë bashkëpunimi.  Çështja e dytë është që sot të diskutojmë për koalicionin me LSI, nuk bën sens kur ne kemi këtë krizë, dhe e kemi opozitën në rrugë. Zgjedhjet nuk janë zgjedhje që ne i bëjmë me LSI-në. Pluralizmin e Ramizit do bëjë Rama? Zgjedhje pa opozitën nuk ka. Është ligj që nuk duhet t’i ikim kurrë. Rama po e lë pa vizion e pa strategji Partinë Socialiste. Të mos bëjë deklarata që krijojnë kaos e errësirë por të kuptojë që pa opozitën zgjedhje nuk ka. Të ulet e të bisedojë me ta. Reforma zgjedhore duhet sjellë standarde. Shqipëria nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme, por të manipuluara. Të gjitha zgjedhjet kanë qenë të deformuara, edhe 2015-a. I kanë deformuar hajdutëritë. Filluan nga Saliu dhe u përqafuan nga e majta. Sot blihet vota, blihen komisionerë, votojnë me karta fiktive. Identifikimi elektronik është i nevojshëm për një palë zgjedhje të pranueshme. Duhet ta bëjmë patjetër. PS ka anëtarësinë më të shkëlqyer në Shqipëri, kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme është kauza e të gjithë socialistëve. Aty ku kam drejtuar unë, kam luftuar për të mbrojtur procesin e zgjedhjeve në mënyrë shembullore./a.m.

Next Post
Shoqërohet në polici vëllai i ministrit të LSI. Nar Koka 4 vjet më parë ndërmjetësoi darkën Rama-Meta

Reagon Nard Koka: Nuk habitem nëse shoqërohem sërish nga policia, ja motivet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com