• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima merr në mbrojtje Reformën Territoriale: Basha të mos propozojë ndryshime

by A R
02/08/2017 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me ndryshimet në reformën teritoriale propozuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha, vjen një reagim kundërshtues nga Partia Zgjidhja. Partia Zgjidhja e ka konsideruar reformën teritoriale si një nga të paktat ndryshime pozitive të 4 viteve të qeverisë Rama.

Propozimi për të çuar në 100 numrin e bashkive është cilësuar si i pabazë.

Reagimi: Bashkitë janë çifligjet e partive që “i kanë fituar”, streha të militantëve dhe “ndërrmarje” për të prodhuar vota e pushtet për to. Në pushtetin lokal, njësoj si në qeveri dhe administratë sundon paaftësia, klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi i shfrenuar me pushtetin.

Demokratët thonë se duke e çuar në 100 numrin e bashkive, do t’i bëjnë më të afërta dhe më efikase shërbimet për qytetarët. Kjo është gënjeshtër! Ata e e duan këtë vetëm për interesa elektorale. Me 100 njësi teritoriale e kanë më të lehtë të fitojnë më shumë bashki dhe t’i shkëmbejnë vendet e punës dhe të mirat e pushtetit me vota, njësoj siç bëjnë “Rilindja” dhe kryetarët e partive.

ZGJIDHJA do të qëndrojë e vendosur në anën e popullit dhe të do kundërshtojë e denoncojë me kurajo dhe vendosmëri çdo përpjekje të partive të vjetra që duan të mbajnë peng për jetë Shqipërinë.

ZGJIDHJA e ka të qartë se reforma terrritoriale duhet thelluar edhe më tej për t’i eleminuar bashkitë që nuk kanë resurse, potenciale, kapacitete, burime njerëzore e financiare të mjaftueshme dhe për ta reduktuar me tej numrin prej 61 bashkish që kemi sot.

ZGJIDHJA do luftojë për ta konsoliduar e thelluar reformën teritoriale, për ta pajisur e mbështetur qeverisjen vendore me pavarësi, me decentralizim të pushtetit qendror, me fonde buxhetore, me kompetenca e logjistikë, me aftësi, respekt, eficensë e standarde. Kandidatët për kryetarë bashkie nuk duhet të jenë servilët e kryetarëve dhe nuk duhet t’i vendosin kryetarët e partive, por militantët e bazës dhe qytetarët e thjeshtë përmes zgjedhjeve paraprake, kandidatët për këshilltarë gjithashtu.

“Rilindja” dhe PD-ja kanë vetëm një qëllim: si ta kapin qeverisjen vendore dhe ta vënë në shërbim të luftës për pushtet të kryetarëve të partive! Ato nuk duan t’i a dinë si shërbehet e qeveriset populli!

Next Post
DETAJET/ Vrasja e 57-vjeçarit në Vlorë nga fqinji pas konfliktit për gardhin

Shkodër, pronari plagos me armë qiraxhiun se nuk i pagoi dritat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In