• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëdhima: Ilir Meta nuk hyn në zgjedhje pa opozitën

by A R
25/03/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PS-së, tashmë drejtues i Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima, deklaroi mbrëmë në studion e Arian Çanit, te emisioni “Zonë e lirë” se vendi ka nevojë për një qeveri të shumicës së majtë, e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Ai këmbënguli sërish se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje dhe se pa të nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë dhe se Shqipëria nuk është e gatshme të shkojë në luftë as për Edi Ramën, as për ndonjë njeri tjetër.

I pyetur nëse PS dhe LSI do të bëjnë koalicion parazgjedhor, Kokëdhima deklaroi se mund të shprehej që edhe Ilir Meta dhe LSI-ja nuk mund të shkojnë në një koalicion në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Për mendimin tim LSI nuk mund të shkojë dot në zgjedhje për hir të faktit se është në koalicion me PS-në, nëse në këto zgjedhje nuk përfshihet opozita. Nëse këto zgjedhje do të realizohen me pjesëmarrjen e shumicës dhe të opozitës, atëherë ne mund të flasim se si mund të konfigurohen”-u shpreh ai.

Kokëdhima u shpreh i pezmatuar për faktin që luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e ka marrë si kauzë opozita, e cila e mbolli kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, mëse dy dekada më parë.

“Unë mendoj se PS-ja nuk e meritonte që të ishte në këtë pozitë që është sot. E para sepse PS-ja duhet të udhëhiqte luftën për zgjedhje të lira në Shqipëri dhe ne e kemi kauzë këtë dhe nuk mund t’ia dorëzojë PS-ja kauzën për zgjedhje të lira PD-së, e cila është partia që mbolli kulturën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës nuk bëri asnjë përpjekje për të pasur zgjedhje të lira në Shqipëri”-u shpreh Kokëdhima.

“Duhet qeveri e shumicës së majtë”

Kokëdhima tha se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike, siç kërkon opozita, por për një qeveri të shumicës së majtë, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

“Qeveria jonë kishte përgjegjësinë që të bënte reformë zgjedhore me themel dhe përfundimtare. Këtë detyrë e ka edhe sot. PS-ja, shumica, duhet t’i japë besim opozitës, t’i japë një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shumica jonë duhet ta riformulojë qeverinë dhe nuk është me shumë rëndësi nëse shkon me Edi Ramën apo pa Edi Ramën.

Duhet të shkojë me një qeveri të shumicës së majtë, por që është serioze dhe që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Prandaj kam kërkuar unë Kongresin e Jashtëzakonshëm që të analizohej situata me përgjegjësi të lartë, të mos fshihen të vërtetat, të merren përgjegjësi për situatat që janë zhvilluar për qeverisjen e vendit, për historinë e vendit, për korrupsionin, për kanabisin.

Duhet riformuluar një qeverisje serioze me njerëzit dhe potencialet më të mira të së majtës që ofron seriozisht qeverisjen e duhur për vendin dhe për zgjedhjet. Duhet bërë reforma zgjedhore me konsensus të plotë me opozitën dhe të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata që deklarojnë se do të bëjnë zgjedhje pa opozitën, me forcë, janë deklarata të papërgjegjshme kalamajsh dhe jo burrash shteti”-u shpreh Kokëdhima.

Ai tha se burrat e shtetit duhet ta përballojnë të vërtetën siç është sepse janë histori me përgjegjësi të rëndë për vendin.

“Vihet në diskutim paqja dhe stabiliteti i vendit. Nuk mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Opozita e ka për detyrë që të hyjë në zgjedhje që do të jenë të lira dhe të ndershme. Ne kemi detyrën që t’i pastrojmë përfundimisht zgjedhjet. Nuk e bëjmë pastrimin e zgjedhjeve as për PD-në, as për Lulzim Bashën, as për Sali Berishën.

Reforma zgjedhore është mëma e reformave. Nga pastrimi i zgjedhjeve fillon drejtësia. Nga vjedhja e zgjedhjeve burojnë të gjitha këto fatkeqësitë e tjera që nuk po e lënë Shqipërinë të ngrejë kokën për 26 vjet”-u shpreh ai.

Kokëdhima: “Unë dhe “Zgjidhja”, rol të rëndësishëm në 10 vitet e ardhshme

Duke folur për projektin politik të lëvizjes “Zgjidhja” Kokëdhima tha se objektivi është që në fund të prillit të bëhen 25 mijë anëtarë të lëvizjes.

“Unë dhe “Zgjidhja” do të luajmë rol të rëndësishëm në politikën e Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme. Kjo lëvizje ka lindur si korrent në PS.

Lidershipi i PS-së është përpjekur ta nxjerrë jashtë dhe ta shtypë këtë lëvizje. Mos të harrojmë se represioni që është ushtruar ndaj aktivistëve tanë është i pashembullt.

Provat i kam deklaruar që lidershipi i PS-së, kryeministri ynë pushon nga puna njerëz të shkëlqyer vetëm për faktin se ata kanë bindjet e tyre politike dhe kanë pajtimin e tyre me këtë projekt për demokratizimin e PS-së, të partive dhe të gjithë jetës së vendit. Ramës unë nuk i kërkoj asgjë që është e tij.

Unë i kërkoj Ramës dhe Bashës të lëshojnë të drejtat që janë të popullit, që këta i kanë marrë dhe i kanë uzurpuar. Në këto 10 këto vite unë do të bëj një rol dhe do të lë një gjurmë në politikën e Shqipërisë. Do të fitojmë, nuk diskutohet dhe kjo është e drejtë e popullit”-u shpreh Kokëdhima.

Next Post
60-vjetori / Çfarë është traktati i Romës

60-vjetori / Çfarë është traktati i Romës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!

September 26, 2026
“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 26, 2026
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor

“I bënë llogaritë gabim”- Presidenti iranian Pezeshkian: Irani qëndron i vendosur kundër SHBA dhe Izraelit!

September 26, 2026
EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë (VIDEO)

September 26, 2026
Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

September 26, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

September 26, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Senatorët republikanë dhe demokratë i drejtohen Trump: Mos e fto Putin në Miami, shqetësim serioz!

September 26, 2026
“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”- Berisha: Nuk përmendi as Kosovën dhe as UÇK-në! Ka ngritur narkoshtet

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

VIDEO/ Ambasadori i SHBA merr zyrtarisht detyrën, Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave pas gati 2 orësh takimi

September 26, 2026
Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil -

Prsidenti Lula ndalon lojërat e fatit online përpara zgjedhjeve presidenciale në Brazil!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com