“Të Paekspozuarit” emision i gazetarit Ylli Rakipi, solli mbrëmjen e së enjtes një intervistë ekskluzive me deputetin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. “Dy jetët e Koço Kokëdhimës”, 56 vjeçari që i hyri politikës dy vjet më parë. Komisari i jugut. Njeriu i fortë i partisë më të moçme shqiptare dhe lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën. Hobi i madh i koleksionistit dhe familja. Pjesë nga intervista e deputetit Koço Kokëdhima përballë gazetarit Ylli Rakipi.
Kokëdhima: Sa larg shkojnë fantazitë tuaja, kemi ardhr në pushtet si e majtë e bashkuar, jemi votuar si e majtë e bashkuar, ne nuk bëjmë në asnjë rrethanë fakte pa aleatët tanë. Ne, po të them në dijeninë time nuk ndodh dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë ide në PS që mund të bëjmë Kod elektoral pa LSI. Ne do bëjmë kod me LSI me aleatët tanë dhe me opozitën. Kemi dëgjuar shumë spekullime të gazetarëve si puna juaj. Ne nuk bëjmë kod elektoral pa LSI, ne PS.
Rakipi: Kanabisi. Ju jeni partizan i legalizimit të kanabisit. Shume njerëz e mbështesin këtë ide dhe shume njerëz e kundërshtojnë. Ne fakt kur u hap ky debat pati një habi të madhe. Ju kishit hapur kapakun e nje tabuje, sikur hapet xhindet. Pse e bete këtë gje?
Kokëdhima: E kam shpjeguar miku im, dhe e shpjegoj përsëri, jam dakord me ju në këtë pikë që jam habitur me disa reagime. Ndiqja një emsion pak minuta, një emision televiziv ku ishin të ftuar disa intelektualë dhe u çudita me të ashtuquajtur intelektualë. E para që atë njeri nuk besoj se e kam takuar ndonjëherë në jetë, s’kemi pirë ndonjë kafe bashkë, nuk them që nuk ka qenë nga jugu, unë se kam njohur, u habita me urrejtjen që kishte ndaj meje, e çuditshme. Thashë kur kam bërë hasëm? Dhe pastaj cështja tjetër që me bëri përshtyje ishte një nivel jashtëzakonisht i ulët, kur tha : “Ky le ti jap hashash mëmës së tij, gruas së tij, vajzave të tij,” kaq në mënyrë banale diskutonte për këtë temë ,e cila është një temë me rendesi për diskutim, sepse shoqëria njerëzor e ka lëvizur në këtë cështje dhe marrëdhenia e shoqërive të zhvilluara në perëndim me kanabis është krejt tjetër, marrëdhënie e re.
Kështu që ne kemi hapur një debat që unë e konsidëeroj me rëndësi sepse besoj se kemi gjëra për të përmirësuar dhe ndryshuar, çështje të rëndësishme që duhet ti konsiderojmë në kuadër të këtyre zhvillimeve që ndodhenin në tregje europiane si me kanabisin famraceutik dhe atë industrial.
Në Shqipëri është zhvilluar si një ilegale një ekonomi ilegale është implikim i madh dhe kjo tregon se represioni në Shqipëri nuk është i suksesshëm për ta eliminuar këtë veprimtari ilegale dhe kriminale.
Kështu që ne duhet ti konsiderojmë të gjitha çështje dhe propozimi që bëra në Komsion të Ekonomisë me Ministrin e Bujqësisë ishte i drejtpërdrejtë pse nuk e konsideorjmë ne legalizimin e kanabisit farmaceutik. Është i domosdoshëm për njerëzit, është industri që nuk mund të bëjmë sikur se dimë që po zhvillohet, dhe nevojat e pacientëve sot janë të gjera për këtë farmaceutik.
Kokëdhima: Rama e ka shprehur qartë mendimin e vet për kanabisin, nuk mendoj se Zoti Rama i thotë jo kanabisit
Rakipi: E keni biseduar me Ramën? Rama ka dalë kundër kanabisit. Thonë që e ka futur Rama Koçon.
Kokëdhima: E kam biseduar me gjithë Shqipërinë. Nuk ekzistojnë këto lloj marrëdhëniesh, mes nesh nuk ekzistojnë këto marrëdhenie të tilla. E kam thënë publikisht edhe në takime më të ngushta e kam shtruar pikëpamjen time. Mos më bëj perifrazime siç i do ti. E kam shtruar në të gjitha ato tavolina.
Rakipi: Thonë që Kocon e ka futur Rama…
Kokëdhima: Nuk është e vërtetë. Rama i ka bërë të qarta qëndrimet e veta, e ka shpjeguar shumë qartë, se si e arsyeton ai këtë problem, kjo është. Jemi njerëz, të gjithë kemi mendimet tona ky është debat sa politik më shumë kulturor, dakord. Është debat qytetar kulturor, dhe ekonomik dhe shoqëror dhe politikë.
Rakipi: Ky është problem politik, zoti Kokëdhima je përplasur me të? Sepse Rama thotë jo kanabisit, ti thua po.
Kokëdhima: Nuk mendoj që Rama thotë jo kanabis, ai thotë, unë e kam dëgjuar në bisedë te Fevziu kur ka thënë që është një çështje e parakohshme dhe ka argumentet e veta për këtë gjë dhe nuk them që s’ka të drejtë.
Rakipi: A e ka perçare te majten problemi i kanabisit?
Kokëdhima: E majta e ka në ideologjin e saj ta mbështesi kanabisin
Kokëdhima: Kemi mendime të ndryshme dhe është diçka normale të mendojmë në mënyra të ndryshme për të gjitha çështjet aq më shumë çështje të tilla, që kanë ngarkesë të posaçme, për këtë punë nuk kemi ndonjë përçarje madje për kuriozitet dua të them se nga pikëpamja ideologjike e majta e ka në ideologjinë e saj, e majta europiane ta mbështesë kanabis jo ta luftojë. Por këtu nuk shtrohet cështja për përcarje apo jo përcarje.
Rakipi: A ndihesh i sulmuar nga antikanabistet e PS-se? Saimir Tahiri është njëri prej tyre. Ai e ka shprehur edhe njëherë te unë këtë gjë.
Kokëdhima: Nuk ndihem i sulmuar, nuk e kam çëshjte personale. Kemi diskutim shoqëror nuk, kam përplasje, shumë mirë qe kemi mendime të ndryshme, madje dua të shpjegoj që ministri jonë, kam frikë që e keni keqintepretuar, mendoj. Nuk e keni kuptuar mirë, se ministri mundet, flet si trajtohet kanabisi me legjislacionin e sotëm dhe jam dakord plotësisht. Ministria e Brendshme s’është për të diskutuar ligje dhe policia dhe për të negociuar, ministri i Brendshëm është për të zbatuar ligjet në fuqi.
Rakipi: Është në filozofinë e të majtëve?
Kokëdhima: Është përcaktuar nga e majta eurpiane nga pikpamja ideologjike, nuk kemi problem, në aspekte të tjera kemi rrethana specifike dhe duhet t’i konsiderojmë, së pari kjo është një implikim shumë i gjerë, sepse me ekonominë ilegale implikohen shumë njerëz,
Rakipi Thjesht me legalizim nuk e zhduk këtë ? Mendoni se kanabisi e ndihmon Shqipërinë?
Kokëdhima: Asnjë përdorues kanabisi të mos shkoj në burg
Kokëdhima: Ju si e konsdeorni faktin se kemi 1800 djem e vajza si konsumues në burg, kjo çështje për Shqipërinë, nuk flas për kultivuesit,. Nuk flas për trafikantët, flas këtu kur shtroj çështje për legjislacionin penal, kam parasysh përdoruesit qindra dhe mijëra, kemi masa ekstreme ndëshkime ekstreme burgosje për përdoruesit. Kemi legjislacion, kam një koncept për çështjen, legjislacioni jonë penal është i pamerituari në dynja. Përveç si medicinë, nuk duhet ta vëmë në diskutim, legjislacionin penal duhet të bëjmë që ansjë përodrues të mos shkojë në burg, asnjë familje të mos rëndohet më shumë. Kemi gjithë këtë ekonomi ilegale dhe është ilegale miliardash që në 20 vjet nuk kemi mundur ta eliminojmë luftën që po bëhet, dhe kjo fuqi finianciare ilegale ky fluks, skemi as kontroll, as informaicon, as përfitim si buxhet shteti, as si shoqëri.
S’po flasim për drogat e tjera, përdoruesit e hashashit sot për përdoruesit kemi legjislacionin më të ashpër në botë. Këtë ftesë kam bërë, të bëjmë një legjislacion të arsyeshëm që ai trafikanti të mos dënohet si përdorues dhe përdoruesi të mos dënohet fare, e ndihmojnë duke e future në burg, jo.
Rakipi: E ke provuar?
Kokëdhima: Kurrë nuk e kam provuar, kurrë nuk e kam prekur me dorë.
E kam kurajon dhe përgjëgjëisnë qytetare, më beso për këtë. Nuk e kam si ftesë, mos e vlerësoni se ju bën mirë po e përdorët. Sigurisht, por ama nga ana tjetër represioni nuk është kurim dhe mbështet edhe për ata që janë përdorues.
Rakipi: Mos vallë i heqim trafikantët dhe na i marrin parlamentarët, e merr qeveria e jep me koncension, mos krijojmë ndonjë gjë më të keqe? Një ekonomi që bëhet transparente kontrollohet, dhe gjithë kjo fuqi në duart e mafies së kanabisit është e parrezikshme këtë doni të thoni?
Kokëdhima: Është kosto e madhe kjo lloj lufte që bëjmë ndaj kanabisit
(Ora News)