Kokëdhima, Berishës: Sali, e ke hapur derën e Kryeministrisë me arkivol
Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka akuzuar sot në Parlament ish-kryeministrin Berisha se ka shkatërruar vendin dhe se e ka tradhtuar atë.
Kokëdhima duke marrë në mbrojtje ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se ekonominë e kanabisit nuk e shpiku Tahiri, por Berisha. Këtë të fundit, Kokëdhima e akuzoi edhe për Lazaratin, ku sipas deputetit socialist, u lejua mbjellja e hashashit me lejen e ish-kryeministrit.
Duke folur për propozimin e tij për legalizimin e hashashit, Kokëdhima tha se ka kërkuar legalizimin e kanabisit farmaceutik, që sipas tij e ka ccddo shtet demokratik. Duke sjellë statistika nga kananisi, Kokëdhima tha se ka 1850 të burgosur si përdorues të hashashit, ai theksoi se kanabisi farmaceutik ka mbi 50 përfitime shëndetësore.
Në fund, duke folur për deputetin Armando Prenga dhe konfliktin me familjen Cali, Kokëdhima e akuzoi Berishën se ai është krimineli i fundit në këtë vend, duke deklaruar “Saliu e ka hapur derën e Kryeministrisë me arkivol” dhe se e ka mbajtur pushtetin me gjak.









