Evi Kokalari është e bindur në fitoren e Sali Berishës. Ajo madje thotë se po u kthye Berisha si Kryeministër, do vijë të hapë biznese në Shqipëri.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, e pyetur nëse në një rast të tillë do të kthehej në Shqipëri për t’u angazhuar në politikë, ajo e mohoi një gjë të tillë.
Saliu do fitojë. Me këto budalliqet që doli Gazmend Bardhi dhe foli për firmat sot. Do vij të festoj sigurisht. Unë këtu do vij të vizitoj, mund të bëj edhe biznes. Por që t’i futem politikës si politikane, jo.
Ndoshta kur të jem 60 vjeç. Kam një qëllim politik në Amerikë dhe derisa t’i futem asaj rruge nuk kam pse vij në Shqipëri. Këtë tani po e bëj pa para dhe pa qëllim politik.
Unë e kam karrierën në Amerikë. Më ka premtuar që do të më lërë të ndihmoj PD të shkojë direkt nga e djathta. Ai do ia lërë dikujt tjetër partinë, por kësaj duhe t’ia lërë dikujt që…
/a.r