• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokainë nga Shqipëria në Itali dhe lidhja me mafien e Shkodrës, shkatërrohet rrjeti i drogës

by A R
15/03/2024 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë të “sofistikuar” për shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve nakotike në zonën e Livignos, Torinos dhe Riminit

Policia italiane ka vënë në pranga 12 persona , me origjinë shqiptare, italiane dhe domenikane. Banda e drogës shpërndante sasi të mëdha të lëndëve narkotike në Itali.

Kοkaina shitej në prani të të porsalindurve dhe porositej përmes një personi në kërkim që i përkiste mafies së fuqishme të Shkodrës.

Rreth 40 persona u identifikuan si blerës të kokainës, jo vetëm për përdorim personal, por edhe për ta rishitur atë në këtë vend.

Madje grupi shqiptar furnizonte me drogë edhe shpërndarës të tjerë në Itali.

Shpërndarësit vendas e shihnin me leverdi blerjen e drogës tek ky grup me 20 mijë euro për kilogram. Flitet për lidhje të ngushta me eksponentë kryesorë të mafies shqiptare.

Droga shitej në makinë në zona të izoluara, në transport dhe shitje merrnin pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve.

Furnizimi me kokainë organizohej nga një i arratisur shqiptar 26-vjeçar, i cili, në sajë të rrjetit të tij të marrëdhënieve të lidhura ngushtë me mafian shqiptare, arriti të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë të degëzuara në Itali dhe Evropë.

Nga Shkodra, droga shkonte në Bruksel dhe më pas në Torino. Në krye të organizatës kriminale janë dy persona të tjerë shqiptarë:’ xhaxhai 40-vjeçar i të arratisurit dhe një tjetër që kryente blerjet e drogës’.

/a.r

Next Post
Emrat/ Përplasi për vdekje të moshuarën që lëvizte me biçikletë, përfundon në pranga 53-vjeçarja

Nis hetimi për gruan 50-vjeçare, denoncuesi: Më përndoqi dhe më fotografoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com