• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokainë, armë e municion! Arrestohet i riu bashkë me ish-kunatin në Sarandë

by A R
14/07/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona janë arrestuar në Sarandë këtë të Premte. Policia bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se në pranga është vënë një 30-vjeçar të cilit iu kapën në flagrancë 41 doza kokaine dhe ish-kunati i tij i cili në çantën e dorës mbante pistoletë e municion luftarak.

Mësohet se hetimet për dy të rinj kishin 3 muaj që kishin nisur.

“Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Fishnet”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.    Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas. 

I dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, vihet në pranga 30-vjeçari, të cilit, në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine. Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër (ish-kunati i tij), pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive, të nisur 3 muaj më parë, në drejtimin e Prokurorisë, për një shtetas të dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishnet”.

Shtetasit K. K., në momentin e arrestimit, në banesë, Policia i ka gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 41 doza. Në banesën e këtij shtetasi ndodhej edhe ish-kunati i tij, shtetasi S. B., i cili gjithashtu u arrestua, pasi gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni  luftarak. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.  Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.  

Materialet shtesë në ngarkim të shtetasit K. K. dhe materialet për arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B. janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës”, njofton policia.

/a.r

Next Post
Policia e Kosovës bastis banesat e dy zyrtarëve të lartë, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Policia e Kosovës bastis banesat e dy zyrtarëve të lartë, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In