• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokaina në portin e Durrësit, SPAK heton Selim Çekajn

by A R
06/08/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e posaçme do të hetojë dosjen e 72-vjeçarit Selim Çekajt, i cili u arrestuan pas gjetjes së 49 kg kokainë në kontenierin me banane që ai kishte porositur. Trafiku i kokainës do hetohet nga SPAK për shkak të shpalljes së moskompetencës nga prokuroria e Durrësit. Kërkesa e babait të Arber Çekajt për t’u liruar nga burgu do të vendoset të shtunën.

Babai i Arbër Çekaj, Selim Çekaj do hetohet nga struktura e posaçme anti-korrupsion për shkak të shpalljes së moskompetencës nga prokuroria e Durrësit. Të premten ishte parashikuar të mbahej seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, por gjykimi ndaj tij u shty për një ditë më vonë nga togat e zeza. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve, të cilët nuk ishin njoftuar. Të shtunën në orën 11 Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.

Ky vendim pritet të jepet, pasi Çekaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se duhet të kujdeset për bashkëshorten për shkak dhe të mungesës së të birit, i cili gjithashtu ndodhet në qeli për trafik të kokainës.

Vetë 72-vjeçari ka mohuar të jetë i përfshirë në trafikun e drogës, duke thënë se  ajo nuk i përkiste atij pasi kishte porositur vetëm banane.

Ndërkohë pak muaj më parë Arbën Çekaj, është dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane.

/a.r

Next Post
Veliaj në Ndroq: Pas shtëpive individuale dhe lagjes së re, do të përfundojmë infrastrukturën arsimore

Veliaj në Ndroq: Pas shtëpive individuale dhe lagjes së re, do të përfundojmë infrastrukturën arsimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë

Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In