• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kokaina me banane”, MPB në RMV: Të arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia

by A R
11/05/2023 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi, me organizator një shtetas të Maqedonisë.

Droga u kap në Selanik të Greqisë në një aksion të koordinuar të të dyja shteteve, ndërsa janë arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Njoftimi i plotë i MPB-së

Më datë 08 dhe 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Krimninalistike në bashkëpunim me Shërbimin për Luftë kundër Drogës në Selanik, Republika e Greqisë është realizuar rasti me tregti të palejuar me drogë narkotike kokainë, gjatë së cilës në Selanik janë sekuestruar 105 kilogramë kokainë dhe janë privuar nga liria dhjetë persona, shtatë nga Greqia dhe tre persona shtetas të Republikës së Shqipërisë, kurse në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë privuar nga liria katër persona, shtetas të RMV-së.

Rasti u realizua si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informatave dhe të bashkëpunimit të suksesshëm të vendosur me Shërbimet për Luftë kundër Tregtisë me Drogë në Selanik, për persona të cilët si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një mori të veprimeve me qëllim të furnizimit dhe transportit të drogës narkotike kokainë nga Ekuadori deri në portin e Selanikut, me qëllim pastaj kokaina të distribuohet në më shumë vende.

Kokaina në portin e Selanikut ka arritur e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane në Ekuador, të cilat janë porositur dhe janë paguar nga subjekti juridik në Shkup. Pronar dhe drejtues i subjektit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 ka regjistruar subjekt juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, me qëllim i njëjti të shfrytëzohet për importin e pemëve nga Amerika Jugore.

Pas arritjes në Selanik, kontejnerët u morën nga një automjet mallrash me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.M. (30), i cili ka qenë i angazhuar nga ana e S.G. Pasi M.M. i ka ngarkuar kontejnerët, ai me automjetin e mallrave është drejtuar në magazinën në afërsi të Selanikut. Pas një kohe të shkurtër, nga ana e Shërbimit të Drogave në Selanik në magazinë janë gjetur automjeti dhe në të janë sekuestruar 105 kilogram kokainë. M.M. ka tentuar të arratiset, por pasi sot (10.05.2023) përmes zonës së gjelbër të kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë ka hyrë në territorin tonë, ai është privuar nga liria nga ana e nëpunësve  tanë policorë.

Në orët e mbrëmjes të datës 08.05.2023 dhe në datën 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektorit për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, NJPB Gjevgjeli dhe Drejtorisë së Doganave të RMV-së, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale plotësuese, janë ndërmarrë një varg i aktiviteteve dhe masave dhe në bazë të urdhëresave për bastisje në shtëpi dhe në objekte afariste nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Penale Shkup, janë kryer bastisje në shtëpinë ku qëndron A.K. dhe në adresën e të cilit është regjistruar subjekti juridik ku i njëjti është pronar dhe drejtues. Gjatë bastisjeve është gjetur dhe sekuestruar dokumentacion nga ana e subjektit juridik në lidhje me furnizimin dhe transportin e pemëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, të holla dhe sende tjera të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejme.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën e pakompromis në parandalimin e kontrabandës me narkotikë dhe me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policitë e shteteve tjera në drejtim të asgjësimit të kësaj dukurie negative.

/a.r

Next Post
A do jeni ju lideri i së djathtës? Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot ne…

A do jeni ju lideri i së djathtës? Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot ne...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

August 25, 2026
Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

August 25, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump nuk heq dorë nga politika e ashpër kundër emigracionit, gati t’i anulojë vizat deri në 200 mijë azilkërkuesve!

August 25, 2026
Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

August 25, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

August 25, 2026
Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 25, 2026
Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

August 25, 2026
Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

August 25, 2026
Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

August 25, 2026
“Epsteini” ynë

Betejë teknologjike kundër korrupsionit

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com