• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokaina kolumbiane, Doganat: Operacioni, sukses shqiptar! Rrëzojmë lajmet e rreme!

by Java News
02/03/2018 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar sot lidhur me qarkullimin e disa lajmeve, se 613 kg e kokainës s kapur në Durrës erdhën si pasojë e sinjalizimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe se pala shqiptare nuk kishte ndonjë meritë të veçantë.

Sipas doganave shqiptare ky operacion ka qenë një sukses vetëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare.

Në njoftimin zyrtar të Doganave thuhet:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë çdo përpjekje abuzive për të krijuar mjegull e shpërndarë lajme të rreme mbi operacionin e suksesshëm të tre ditëve më parë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përmes të cilit u sekuestruan 613.35 kg kokainë.

Administrata Doganore në vijimësi ka përfituar asistencë në rritje kapacitetesh dhe logjistikë nga partnerët ndërkombëtare dhe bashkëpunon dhe shkëmben rregullisht informacion me agjencitë partnere, por ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rrjedhojë e funksionimit të sistemeve, procedurave doganore dhe bashkëpunimit efektiv.

Ky fakt është për ne i rëndësishëm, sepse dëshmon gadishmërinë, aftësinë dhe vendosmërinë me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të  Shqipërisë dhe Policia e Shtetit, po bëjnë detyrën e tyre në mënyrë korrekte.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave falenderon të gjitha strukturat e përfshira në këtë operacion dhe e siguron opinionin publik për të gjithë vendosmërinë për të rritur në çdo hap cilësinë e aktivitetit te saj, në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

Next Post
FOTO/ SHBA, të shtëna me armë në një universitet, dyshohet për 2 të plagosur

FOTO/ SHBA, të shtëna me armë në një universitet, dyshohet për 2 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In