Sipas burimeve të para, operacioni ka të bëjë me shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës, i cili përdorte metoda të sofistikuara për përpunimin dhe eksportimin e kokainës.
Kokainë e fshehur në lëkura të importuara
Hetimet zbuluan se rrjeti kishte ngritur një “fabrikë” brenda shtëpisë, ku përpunonte lëkurat e me kokainë, të cilat dyshohet se kishin mbërritur në Greqi në paleta, përmes një kontejneri të importuar nga një vend i Amerikës Latine.
Pas mbërritjes, droga nxirrej përmes tretësve kimikë të specializuar, një proces që kërkon njohuri të avancuara në kimi – dhe një nga të arrestuarit thuhet se ka pikërisht këtë profil.
11 të arrestuar deri tani.
Sipas informacioneve zyrtare, janë arrestuar 11 persona të kombësive të ndryshme:
• 5 grekë
• 3 shqiptarë
• 1 bolivian
• 1 gjeorgjian
• 1 spanjoll
Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit, ndërsa autoritetet janë në proces të sekuestrimit të provave të tjera materiale nga vendi i ngjarjes.
Metoda e re e përpunimit të drogës
Sipas autoriteteve, kjo është hera e parë në Greqi që zbulohet një metodë e tillë – përpunimi i lëkurave për të nxjerrë drogë – një teknikë e përdorur më parë nga rrjete të fuqishme të Amerikës Latine.
Autoritetet greke po bashkëpunojnë ngushtë me agjencitë ndërkombëtare për të zbardhur rrjetin e plotë dhe për të ndjekur gjurmët e trafikut brenda dhe jashtë vendit.