Gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 ka folur për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Durrës si dhe masën për arrest me burg për pronarin e “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.
“Masa e sigurisë është marrë në mungesë menjëherë pas kontrollit në banesë. Arbër Cekaj Jensen përdor dhe mbiemër tjetër, mbase dhe për të humbur gjurmët. Çekaj ka nuhatur diçka dhe prandaj është larguar. Fakti që është larguar nga Morina në Kukës, e ka bërë që të ketë kontrolle më pak të rrepta. Nuk ka qenë i shpallur në kërkim, dhe nuk ka si të ketë qenë në alert. Kur ka kaluar kufirin nuk ka pasur probleme. Por shpallja në kërkim e bën qëndrimin e tij jo të lirë qoftë edhe në Gjermani,” thotë Hoxha.
Por gazetari ka zbuluar edhe detaje të reja, teksa thotë se për kokainën e kapur në Durrës, dyshohet se janë përfshirë më shumë se 20 grupe kriminale. Ai thotë se Shqipëria është kthyer në një bazë distribuimi i sasive të mëdha të kokainës, shkruan BalkanWeb
“A është bërë Shqipëria bazë distribuimi i sasive kaq të mëdha? Fakti që në Tiranë po gjendjen sasi të mëdha kokaine nga më shumë seç ka fuqi tregu ta blejë. Se dozën 100 euro e kanë vështirë ta blejnë këtu, se s’është kanabis. Nuk është vështirë të gjesh më kokainë këtu. Për kokainën në Durrës, dyshohet se përfshihen mbi 20 grupe. Këto detaje zbulojnë se distributori qenka shumë afër kryeqytetit, për të mos thënë në rrethina,” thotë Hoxha.
Tha që do të vijë shumë shpejt , a ka vendosur të mos vijë?
“Ai tha kam kontaktuar me një avokat gjerman që të përfitonte nga ligjet që kanë në të tilla raste vendet e BE-së. Ai nuk është kthyer edhe pse ka kaluar 1 javë. Ai e di që po hyri këtu do të arrestohet. Ai nuk e dha detajin që ngarkesa ka ardhur me dy javë vonesë, që e nxorri menaxheri Donald Lushaj në gjyq. Ai e di se ç’do të thotë kur ngarkesa shkarkohet e ngarkohet prapë, që do të thotë se kontrollohet. Në vitin 2015 është bërë një referim në lidhje me kompaninë “Arbri Garden” për shkak të dyshimeve se kjo kompani është e përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine. Erdhi informacion nga autoritetet e Ekuadorit për një ngarkesë droge. Kishte në fillim një debat nga dogana dhe policia e Durrësit për ngarkesën e shkarkuar nga kontenieri. Është kërkuar një ambient ku të vendoset, dhe u vendos të lihet në tokë, u hap kontenieri, u kontrollua ngarkesa, u nxorrën bananet në tokë, autoritet italiane kontrolluan me skaner, pastaj me qen kufiri, më pas kontrolluan pjesët anësore dhe tavanin, por ata këmbëngulën për panelet e dyshemesë që mbanin kontenierin. U kërkuan saldatorë për hapjen e tyre.
Nuk është e thënë që çdo trafikant të jetë përdorues kokaine. Ata nuk e prekin kurrë mallin e tyre. Prandaj quhen bosë, se kanë një sistem me ushtarë të thjeshtë. Këto aktivitete kanë biznese mbulimi. Me shtetet që kryen tregi janë vendet më të njohura për trafik droge. Kartelet e drogës që veprojnë në Amerikë Latine, kërkojnë garanci të forta. Duan prova për ata që marrin përsipër transportin. Kartelet nuk pranojnë pagesa direkte. E rëndësishme është që droga u kap, dhe jo me kë u bashkëpunua,” tregon Hoxha.