• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koka në Stamboll, trupi në Janinë

by Plator Nesturi
21/05/2021 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Shpallja e ish kryeministrit Berisha si person non grata në SHBA ishte një ngjarje që krijoi një tronditje të madhe në gjirin e politikës shqiptare por dhe një vëmendje shprese tek qytetari i thjeshtë që ish shpresëpak për ndëshkueshmërinë e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në këto 30 vite tranzicioni.

Ndërsa janë duke u artikuluar reagimet e para por dhe shihen me vëmendje qëndrimet sidomos të drejtuesve të PD lidhur me dënimin e rëndë nga Uashingtoni për ish liderin e tyre historik, në mend me erdhi një ngjarje tjetër që duket se ka sjellë po kaq troshitje dy shekuj më parë.

Ishte fjala për Ali pashë Tepelenën, që në emër të sulltanit griu e preu, mashtroi e masakroi, grabiti e shkoi në hell, dhe me hanxhar në dorë krijoi një pashallëk e jetoi si mbret. Në emër të sulltanit ama, e kështu si i besuari i tij ishte dhe ligji dhe kamxhiku e rreth tij kish mbledhur një tufë bashibozukësh që përfitonin prej tij e i thërrisnin Baba. Nëse vinte ndonjë i dërguar nga larg prej Stambolli, e priste mirë dhe e përcillte me torbën plot me florinj, që të thosh fjalë të mira për të në Portën e Lartë.

Por një ditë fermani i ardhur nga larg prishi gjithçka. Ali Pashai mblodhi bashibozukët e u tha të bëheshin gati për luftë se sulltanit ia paska marrë koka erë që do të matet me të tani që është bërë aq i fuqishëm. Dërgoi dhe një ushtri prej 40 mijë vetësh për tu ndeshur me ato të sulltanit. Por bashibozukët, me të marrë vesh se Stambolli i ka prerë biletën, thanë; “Ama e paska bërë Alinë lanet Sulltani? E çmë duhet më me të ..” dhe u shpërndanë nga të katër anët. Ushtria u tret pa arritur të futet në luftë dhe ndër ata që lanë të parët Ali Zinë ishin vetë djemtë e tij.

Me kaq u mbyll dhe historia e Ali Pashait pasi udhëtimi i kokës drejt Stambollit ish thjesht detaji i fundit i një cikli të përfunduar. Pak rëndësi ka çna thanë më tej përrallëtarët që shkruan për ta futur Ali hanxharin si kontribut të historisë së vendit.

Në fakt kështu kanë përfunduar përgjithësisht shumë figura të këtij vendi, të vetmuar dhe të qenë pikërisht për të grumbulluar pushtet sesa për të ndërtuar shtet. Pasi shteti nuk janë vullneti i tyre sado i fortë e largpamës qoftë, por janë institucionet e zbatimi i ligjeve të cilat nuk mund të shkelen kur cënojnë vullnetin e të parit. Tashmë Berisha ndihet i vetëm, dhe nuk është i vetmi i tillë.

Dhe nuk ka sesi të jetë i vetmi, pasi në këta 30 vite ku padyshim ka qenë figura dominuese e politikës shqiptare, modeli i poleve të pushtetetve dhe ku gjithçka zgjidhej nëpërmjet pazareve dhe jo të ligjit, ka qenë dominant dhe përfitues direkt i pasurive publike. Gjithsesi, pavarësisht se vendimi nga Departamenti i Shtetit për të futur në listën e zezë ish kryeministri Sali Berisha dhe familjen e tij, mesazhi shkon përtej personit të përmendur. Korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin për të penguar drejtësinë të zbatohet, siç shprehet teksti i Departamentit të Shtetit, janë çështje që i shkojnë drejtësisë, ndaj më së pari kjo u drejtohet institucioneve të reja të drejtësisë që të tregohen më të guximshme dhe aktive ndaj korrupsionit dhe abuzivizmit të pushtetit, pavarësisht lartësisë së pushtetarëve. Është mesazhi se pas 30 vjetësh abuzivizmi duhet të marrë fund epoka e pandëshkueshmërisë dhe vendosja e shtetit të së drejtës e fut vendin dhe demokracinë në vend në një etapë të re. Të mos harrojmë se SHBA dhe BE janë mbështetësit dhe financuesit e reformës në drejtësi në vendin tonë, që imponuan një sërë ligjesh që preknin pikërisht interesat dhe paprekshëmrinë e pushtetarëve, që mbështetën ngritjen e institucioneve të forta të drejtësisë dhe trajnuan prokurorët e gjykatësit specialë të rinj të cilët edhe ligjërisht janë të mbrojtur nga ndikimi asfiskues i politikës shqiptare. I gjithë ky investim në rrafshin institucional dhe ligjor është padyshim kontributi më i madh për të ndërtuar shtet, është vlera më e madhe që i jep kuptim drejtësisë dhe demokracisë ne vend. Rruga pra është shtruar, çka shënon mbylljen e fazës së lodhshme të tranzicionit dhe hapjen e një etape të re.

Ndërsa goditja ndaj Berishës duket si plagë e freskët për PD, pjesa më e madhe po e ndan vetën nga fati i ish liderit. Vetë kreu i PD Basha, ndonëse shpreh keqardhjen për vendimin ndaj Berishës dhe kërkon disa sqarime dhe fakte për këto akuza të rënda, shprehet me vendosmëri se PD mbetet përkrahëse dhe mbështetëse e flaktë e SHBA. Dhe disa zëra që vijojnë në mënyrë naïve që vendimin e lidhin me komplotet dhe me Soros, do qetësohen shpejt. Soros sado i fuqishëm, është tepër i vogël për të përfaqësuar SHBA në këtë rast, dhe duket qartë se vendimi ndaj Berishës nuk është një hakmarrje personale ndaj tij, por një kontribut për të ndikuar që demokracia në vend të fuste në shtratin e duhur. Berisha mesa shihet nuk është i vetmi. Jo më kot një sërë çështjesh të vjetra e që drejtësia nuk u ka shkuar deri në fund, po rihapen. Madje mund të rihapen dhe ato që dukej se u është vënë kapak floriri, ashtu siç mund të jenë dhe çështje të reja me personazhe të vjetër e të rinj. Dhe nëse Drejtësia do të operojë me shpatë të mprehtë dhe sytë e mbyllur, ajo mund të zërë e të godasë djathas e majtas, aty ku ka dhe abuzivizëm e shkelje të ligjit. Ndaj shumë janë në ankth. Vendimi për Berishën është fillimi I një procesi. Proces për të cilin mund të ketë vendime për personazhe të tjerë të rëndësishëm politikë, ashtu dhe si veprimtari direkte e institucioneve tona të reja të drejtësisë.

Next Post
“Ka ardhur koha t’i themi lamtumirë maskave”/ Ja vendi evropian që do të heqë shumicën e masave kufizuese

“Ka ardhur koha t’i themi lamtumirë maskave”/ Ja vendi evropian që do të heqë shumicën e masave kufizuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

Parlamenti Europian: Zgjerimi i BE përforcon sigurinë, inkurajoni Shqipërinë e Malin e Zi në procesin e negociatave

March 11, 2026
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In