• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koka derrash para xhamive në Francë: A po shndërrohet Serbia në bazë operative të Rusisë në Europë?

by Enver Robelli
02/10/2025 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në fillim të shtatorit, në disa xhami në rajonin e Parisit u vendosën nëntë koka derrash, disa prej tyre me emrin e presidentit Emmanuel Macron të shkruar mbi to. Ngjarja shkaktoi indinjatë jo vetëm tek komuniteti mysliman, por edhe në skenën politike franceze. Fillimisht dyshimet ranë mbi ekstremistë të djathtë, por hetimet zbuluan një tjetër pistë.

Siç shkruan gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger”, policia dhe shërbimi sekret serb arrestuan të hënën 11 persona nga Beogradi dhe rrethina. Autoritetet thonë se të arrestuarit vepronin për llogari të një shërbimi sekret të huaj. Rezultatet hetimore, të publikuara fillimisht nga Le Monde, tregojnë se pas kësaj vepre qëndron shërbimi sekret rus. Organizator mendohet të jetë një shtetas serb, i përfshirë edhe në një sulm me bojë ndaj muzeut të Holokaustit dhe tre sinagogave në Paris, më herët këtë vit.
Në Francë jetojnë rreth 6 milionë myslimanë – komuniteti më i madh mysliman në Europë – si dhe gjysmë milioni hebrenj. Sulmet e fundit duket se synojnë të nxisin përçarje në një shoqëri tashmë të polarizuar nga lufta në Gaza.

Autoritetet serbe bëjnë me dije se i njëjti grup kishte vendosur edhe struktura betoni me mesazhe të gdhendura pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, me qëllim nxitjen e dhunës kundër grupeve të caktuara shoqërore. Hetimet franceze zbuluan se autorët kishin përdorur një veturë me targa serbe dhe një numër telefoni kroat, i cili më pas u gjurmua në Belgjikë. Për të kryer aksionin, ata kishin blerë dymbëdhjetë koka derrash nga një blegtor në Normandi.

Kjo ngjarje sjell në kujtesë episode të ngjashme: në vitin 2023, menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, dhjetëra familje hebraike në Paris u shënjestruan me simbole të Davidit nëpër mure – gjithashtu një operacion i porositur nga rrjete të lidhura me Rusinë.

Sipas Tages-Anzeiger, ka shumë indikacione se Serbia po shfrytëzohet nga Rusia si bazë për operacione sabotazhi në Europë. Kohët e fundit, në Serbi u arrestuan persona që trajnonin qytetarë moldavë dhe rumunë për të destabilizuar zgjedhjet në Moldavi. Edhe Gjermania është prekur nga fenomeni i sabotazhit: në vitin 2024, qindra automjete u dëmtuan në disa lande. Tre persona të arrestuar kishin dokumente të Serbisë, të Bosnjës dhe të Gjermanisë. Njëri prej tyre tha se ishin rekrutuar nga një rus, i cili u kishte premtuar 100 euro për çdo veturë të dëmtuar.

Next Post
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Mbinxehja” e kredisë për individë, BSH mund të marrë masa të reja për ta ngadalësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

October 3, 2026
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com