• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Koka: Bilanci i qeverisë së PD, 2976 leje dhe 20% e sipërfaqeve pyjore të zhdukura

by A R
19/01/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm gjatë viteve 2005 deri në vitin 2013, ministria e Mjedisit ka miratuar dhënien e 2676 lejeve për shfrytëzimin e pyjeve. Ministri i Mjedisit Lefter Koka në komisonin e veprimtarive prodhuese, ka theksuar se vetëm moratoriumi mund të frenojë këtë masakër mjedisore, që gjatë dhjetë viteve të fundit ka sjellë zhdukjen e 20 % të sipërfaqeve të gjelbërta.

“Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 e ca leje shfrytëzimi pyjesh. Të kuptohemi, në 120 ditë pune që ka një administratë shtetërore i binte mesatarja çdo ditë të jepeshin 3 leje për shfrytëzim pyjesh. Në dy vjet janë dhënë 24 leje shfrytëzimi, nga të cilat 9 janë në pyje private”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Kreu i ministrisë së Mjedisit Lefter Koka, i akuzuar për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e pyjeve pak para miratimit të moratoriumit është përgjigjur për rastin e Kolonjës, dhe zonës së Shelegurit. Koka tha se gjatë viteve të shkuara 80% e pyjeve në këtë qark rezultojnë të jenë pronë private dhe jo e shtetit.

“Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë asnjë leje në rrethin e Kolonjës. Janë dhënë ankande për 2014-2015, nuk është bërë asnjë. Pyjet janë 40 mijë totali, 456 janë zonë e mbrojtur. Mbi 80% e pyjeve janë pronë private. Është rasti i parë në një pronë private që jepet leje për ta shfrytëzuar 15%, për ta rralluar”, vijoi Koka.

Dhënia e lejeve për ndërtimin e 435 HEC-eve por edhe të dhjetëra minierave dhe furrave gëlqerore, nuk është shoqëruar me një marrëveshje me ministrin e Mjedisit, e cila i detyron të rimbjellin në zonat që ata kanë shkatërruar.

“Është dhënia e 435 lejeve për ndërtimin e HEC-eve, dhënia për qindra mijëra miniera dhe gurore. Të gjitha këto merreshin për të shfrytëzuar sipërfaqe të caktuara dhe nuk lidhnin marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit për tëbërë rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara. Kemi shkuar duke i kërkuar në çdo cep të Shqipërisë për të lidhur këtë marrëveshje dhe për të rehabilituar atë që kanë dëmtuar”, tha Koka.

Dhënia e lejes në HEC e Valbonës, për të cilin Koka tha se ka votuar kundër, ka sjellë edhe një debat në komision. / Top Channel

Next Post

DETAJE / Tre të rinjtë morën 10 mijë euro për vrasjen në Manzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In