• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kok Derr

by Edison Ypi
21/02/2024 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Emri Agron fillon me “Ag”, pra me “Agim. Rrokjes së dytë dhe të fundit e këtij emri, pra rrokjes “ron”, po t’i shtosh një “r”, bëhet “rron”. Pastaj, po t’i bashkosh të dyja rrokjet “Ag” dhe “rron”, bëhet e qartë se fjala është për një gjeni apo një profet, që rron gjithë kohës në “Ag” ose në “Agim”, në pritje të diçkaje të madhnueshme, që për bartësin e këtij emri të jashtëzakonshëm mund të jetë, ta zemë, marrja e Çmimit Nobel, ose të paktën shpallja Hero Kombëtar, që, si i tillë, meriton një shtatore ku ka qënë ajo e Diktatorit që u hoq zvarrë. Por më pranë Qiellit. Dy herë më e lartë. Jo prej bronxi. Prej floriri. Pastaj, po të kesh parasysh se mbreti i Ilirëve është quajtur “Agron”, s’mbetet fije dyshimi se çdo “Agron” është “Mbret”.

Çfarë Fati të jesh Mbret vetëm pse quhesh “Agron”. Njësoj si të ndjehesh i lumtur pse të ka rënë llotaria e Ukrainës ose Palestinës, ose të kesh lindur me këmishë lini nga ajo e Kombinatit Stalin.
Un’ jam shpikës sepse quhem Edison.
Një tjetër është komunist sepse quhet Ylli, Çlirim, Fatos, Spartak.
Një i tretë quhet Kongres ose Plenum ose Parakalim, sepse ka qënë spiun.

Një të katërt, apo të pestë, apo të gjashtë, e thërrisnin Turbinë (hidrocentrali), Galeri (bakri ose kromi), Fitore, Asamble, Delegate, Rreshtore, sepse ishte bushtër.
E kështu me rradhë, emri e dëshmon karakterin. Veçanërisht kur je Mbret.
Mbiemri edhe më tepër.
Sidomos kur emri Agron pasohet nga mbiemri Dalipaj.
Sepse “Dal”, pra “iki”, bëj tutje.
“ip”, ose hipi diku. Pse jo në një fron mbretëror, në fronin e, ta zemë, MEF-it (Mbretit të Etimologjisë Folklorike).
Mirpo Mbreti pa kurorë s’është Mbret, është halabak, është spurdhjak.
Ja dhe kurora në fund,
“Aj” – nga Anglishtja, të cilën Mbreti në fjalë e bën zap më mirë se bujku parmëndën, do të thotë “unë”. Pra “unë” Agroni jam Mbreti, etj. etj. dhe s’po zgjatemi se me Mbret e parmëndë u bë baltë.

Pa ta shohim mbiemrin Dalipi nga një kënd tjetër:

“Da” – nga italishtja të thotë “nga”, ose duke i shtuar dhe zgjatur pak me “l”, bëhet “Dal”, pra “iki diku”. Se “ku” do me dal Dalipi na e qartëson rrokja pasardhëse “Lip” ose “lyp”, çka qartëson se fjala është për një endacak që ka dal me lyp, pra po kërkon lëmoshë. Por sa kohë fjala është se vërtet ka dalë dhe po lyp, ama për një qëllim të lartë si zbërthimi i Gjuhës deri në rrënjë, deri në palcë, deri në qelizë, deri në tmerr, deri në llaftar, është plotësisht i justifikuar për çka po bën,
Sa prekëse me dal me lyp për një qëllim kaq të lartë. Çfarë modestie sipërore. Çmimin Nobel e ka pak. Para një realiteti kaq sublim, nëse ke lot dhe nuk i urdhëron të rrjedhin por i ruan për një tjetër oportunitet, je një shtazë që njeri s’bëhesh dot.

Kadaifi në fund: “Aj”, që siç e thamë rrjedh nga gjuha e Bajronit, është “unë”. Dhe i gjithë mbiemri Dalipi del “dal lyp unë”.
Fjala pra është për një Mbret që del e lyp.
Jo një Mbret dosido, por një Mbret mbi Mbret, një Leonardo i Etimologjisë, një Mbret që del e lyp. Ekstazë intelektuale, qytetare, patriotike, kombëtare erudicionare. Si mundet me qen një kreaturë njerëzore më e lartë e më e përunjur se një Mbret që lyp ?!

Dijetarët e Mesjetës, mes tyre edhe më i madhi sojesh, Da Vinci, të shkruarën e hapur, atë që e lexonin të gjithë, e quanin të padenjë, banale, popolare. Prandaj shkruanin me kod, prandaj tekstet i encryptonin. Plot libra dhe studime të tyre ende nuk janë zbërthyer. Lum brezat e ardhshëm çdo u shohin sytë. Teoria e Relativitetit, Bomba Atomike, Interneti, Inteligjenca Artificiale, ndodhen në ato libra të para qindra vitesh zverdhur nga koha. Lum dhe ne shqiptarët sa me Fat jemi që kemi në mes tënë kollosa si Mbret Lypsari.
Ose tjetër shembull:

Mund të jesh ambientalist i nderuar e i respektuar me emrin, ta zemë, Sazan. Që ka lidhje me Sazen, domethënë me ahengun, me qefin, këngën, vallen, mishin, pilafin, rakinë por më tepër me ishullin.
Mbiemrin Guri. Që po ta bashkosh këtë mbiemër, si me emrin Sazan po ashtu dhe me emrin Saze, në një përshtatje shqipëruese del Kok Derr.
Të kesh e të mbash për tërë jetën mbi kurriz këtë emër plot kontrast që ngërthen dy antipode kaq të largëta, lypset një guxim intelektual dhe qytetar për ta pasur zili.

Ka shembuj të tjerë sa të duash. Veç të jetë dimër, të jeni nja katër a pesë të ngjajshëm me Kok Derrin, të vendoseni këmbëkryq rrotull një mangalli me prush, dhe qëro e ha një thes me gështenja të pjekura dit’ e nat’ njq një vit rrjesht, derisa syt ju plaçin dhe trut ju dalçin.
Dikush apo disa mund të mos i besojnë Etimologjisë Falklorike. Edhe ndodh, nga moskuptimi, padituria, pandjeshmëria. Po ç’faj ka Don Kishoti se ca kok derrave katallanët u duken mullinj ere.

Next Post
“Ke bërë gabime”/ Motra e Bardhit refuzoi ta takonte, Meritoni i tregon arsyen Sarës

"Ke bërë gabime"/ Motra e Bardhit refuzoi ta takonte, Meritoni i tregon arsyen Sarës

Comments 1

  1. Antoneta Sakadilli says:
    2 years ago

    Me që e nise, ta kishe filluar nga vehta, i nderuat zoti YPI.
    Ju si e keni, Ypi, apo hypi, se të dyja në etimiologji, kanë të njejtin kuptim.
    Yp – zdryp, hip – zbrit, etj…..
    Sazan (me që e përmende), quhet ishulli i vetëm që ka ky vënd, por Sazan, andej nga Turqia dhe disa të tjerë nga euro-azia, i thonë Krapit – peshkut që e pëlqejmë shumë ne shqiptarët, por nderkohë, është edhe sinonim i budallai, përshëmbull, filani është budallë, është krap. Me këtë, atëhere, i bie ti themi, filani është budaklë, është Sazan. A thua vallë ?
    Të gjitha këto, në lidhje me vijën tuaj llogjike.
    Ju përshendes nga fshati Qivrymë, i të madhit të digjitalit, Salë Shiqerja….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

August 10, 2026
Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

August 10, 2026
Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com