• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kojdheli – Qafa: Formim profesional dhe punësim për të dënuarit

by
12/06/2015 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e formimit profesional dhe përfshirjen në skemat e punësimit për të dënuarit me dënime alternative. Kjo marrëveshje ka për qëllim reintegrimin në shoqëri të dënuarve me dënime alternative dhe parandalimin e përsëritjes së veprave penale.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, drejtori i SHKP, Genci Kojdheli, vlerësoi se kjo marrëveshje specifikon të gjithë nivelin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. “Ne na nevojitet Shërbimi i Provës për të filtruar dëshirën e tyre nëse duan të ndjekin një kurs të caktuar dhe të përfshihen në një program të nxitjes së punësimit nëse e lejon kualifikimi. Shumica e targetit të kësaj marrëveshjeve është në Tiranë dhe në Durrës, ku në fakt janë dhe 4 qendra të formimit profesional, më të mëdhatë që kemi në Shqipëri, të cilat mbulojnë një numër shumë të madh kursantesh”, deklaroi Kojdheli. Ai kujtoi se që nga janari i vitit të shkuar, të gjitha kurset e formimit profesional për punëkërkuesit e papunë janë falas. Duke sjellë në vëmendje se pranë Qendrave të Formimit Profesional në një vit trajtohen 15 – 20 mijë njerëz në vit, drejtori i SHKP theksoi se “ekzistojnë kapacitetet për të menaxhuar personat që do të vijnë përmes kësaj marrëveshjeje, duke konsideruar gjithmonë parakushtin që këta individ që vijnë nga Shërbimi i Provës duhet të vijnë vullnetarisht”.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit përmes kësaj marrëveshjeje merr përsipër të realizojë formimin profesional dhe punësimin e të dënuarve me dënime alternative, të referuar nga Shërbimi i Provës dhe do të vlerësohet mundësia e përfshirjes së të dënuarve me dënime alternative në skemat e nxitjes së punësimit.

Drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, vlerësoi se kjo nismë është më e gjerë dhe vetëm përmes reintegrimit të plotë, recidivizmi mund jenë në përmasat e synuara. “Institucioni i Shërbimit të Provës nisur nga domosdoshmëria jo vetëm për të zbatuar masat dhe përcaktimet gjyqësore, por mbi të gjitha për të garantuar mbrojtjen nëpërmjet mbështetjes të personave në mbikëqyrje. Përmes kësaj marrëveshje do të ofrojmë mbështetje për të kapërcyer vështirësitë dhe pengesat që kanë pasur në ambientet e tyre”, deklaroi Qafa. Sipas tij, Shërbimi i Provës ka detyrim që të gjejë motivacionin, përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve shtetërore për sa i përket përfshirjes së tyre në këtë nismë të qeverisë dhe përfshirjen në skemat e nxitjes së punësimit. “Aktualisht ne mbikëqyrim 6500 të dënuar. Të gjithë ato dënuar që janë vendosur në periudhë prove në bazë të nenit 59 dhe 63 të Kodit Penal, në rast se do të shprehin interesin do të përfshihen në zhvillimin e kurseve dhe nxitjen e punësimit”, sqaroi ai.

Përmes kësaj marrëveshje, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës merr përsipër të orientojë të gjithë të dënuar me dënime alternative mbi kurset e formimit profesional të ofruara nga Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar nga zyrat e punës, si dhe mbi mundësinë e përfshirjes në skemat e nxitjes së punësim me qëllim reintegrimin e tyre në shoqëri dhe pjesëmarrjen në tregun e punës.

Grupi i synuar për zbatimin e kësaj marrëveshje janë të rinjtë në moshë pune, personat mbi 45 vjeç, kryefamiljarët, nënat me shumë fëmijë etj,.

Fillimisht kjo marrëveshje do të zbatohet dhe pilotohet për zonat që paraqiten me prioritet nga Shërbimi i Provës si Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër dhe kudo tjetër që Shërbimi i Provës paraqet të domosdoshme asistencën për formimin profesional dhe punësim.

Next Post

Motra e Kim ekspozon të brendshmet (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In