• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kohët kanë ndryshuar, cilat janë profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt në Shqipëri

by Java News
10/05/2017 20:00
Businesswoman using cell phone in office

Businesswoman using cell phone in office

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohët kanë ndryshuar dhe femra nuk është më punëtore e thjesht apo një shtëpiake. Kështu që femrat e sotme kanë pagën e tyre, e cila ndryshon në shifra nga ajo e meshkujve. Hendeku gjinor i pagave në vendin tonë u ngushtua edhe më tej gjatë vitit 2016, ku burrat u paguan mesatarisht 6 për qind më shumë se gratë, teksa ky tregues ishte 6.3 për qind në 2015. Por, në nivelet drejtuese, pagat e femrave janë konsiderueshëm më të larta se ato të meshkujve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), pagat e femrave në nivelet ‘Drejtues administrativë dhe komercialë’ janë 28 për qind më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen me 113,825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146,143 lekë në muaj.

Gratë paguhen më shumë edhe në pozicionet ‘Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara’ e gati 3 për qind më shumë se burrat. Të punësuarit meshkuj në këto pozicione paguhen 84,329 lekë në muaj, ndërsa femrat 86,619 lekë në muaj. Teksa gratë çmohen më shumë në pozicionet drejtuese nuk ndodh e njëjta gjë për nivelet e specialistëve.

Sipas INSTAT, meshkujt në sektorin e shëndetësisë paguhen 22 për qind më shumë se femrat, gjithashtu në sektorin e mësimdhënies burrat paguhet 14 për qind më shumë se gratë. Gjithashtu pagat për menaxherët e shitjes favorizojnë burrat, pasi kanë paga më të larta, të paktën 12 për qind më shumë se femrat. Paga me diferencë të lartë nga femrat marrin meshkujt në sektorët e industrisë, në ushtri dhe në shërbimin e mbrojtjes personale, profesione këto që dominohen dhe ushtrohen kryesisht nga meshkujt.

Femrat në pozicione drejtuese kanë pasur ekspansion vitet e fundit. Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja, u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të Qendrës Komëtare të Biznesit, më 2015 gratë ishin 100 për qind pronare të mbi 13 mijë bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014. Shifrat janë optimiste dhe tregojnë se gjithnjë e më shumë, femrat shqiptare po investojnë në rritjen e pavarësisë së tyre ekonomike.

Në sektorin publik, gratë përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në pozicione të tilla si specialiste ose punonjëse të zakonshme, të cilat paguhen shumë më pak në krahasim me pozicione si ligjvënës, zyrtarë të lartë dhe drejtorë, politikëbërës, etj., të cilat mbahen më shpesh nga meshkujt. /Monitor/ma.me

Next Post
DURRES/ Nis gjyqi mes Presidentit Nishani dhe ish zv.kryeministrit të PD-së, Kopliku

VIDEO/ Gjyqi, Kopliku: "“I kam thënë Nishanit komunist, edhe ça? Kjo s'është fyerje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com